Fjalori
LIQEN

LIQÉN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar ngagjitha anët me tokë; gjol. Liqen i thellë (i cekët). Liqen malor. Liqen akullnajor. Liqeni i Shkodrës (i Pogradecit). Liqeni i Gjeravicës. Liqenet e Lurës (e Dumresë). Liqeni i Ujmanit. Liqeni artificial i Tiranës. Uji i liqenit. Liqeni i Radoniqit. Në brigjet e liqenit. Shëtit buzë liqenit. Lahenliqen. Lundronte nëpër liqen.
U liqen u mbush plot me ujë, u pellg i madh (kur vërshojnë ujërat, kur derdhet një sasi e madhe e diçkajelëngshme etj.).


Rezultate të ngjashme

LIQENÓR,~E mb. 1. Që lidhet me liqenin, i liqenit; me prejardhje nga liqenet; që kalon nëpër liqen. Ultësirë (rrafshnaltë) liqenore. Rërë liqenore. Gropë liqenore. Zonë liqenore. V…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LIQÉNZ/Ë,~A f., meteor. Erë që fryn nga ana e liqenit. Në Shkodër liqenza fryn nga veriu.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÍQ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bot. Xinë, lloj shkurreje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÍQ/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET vjet. Shpërblim për një punë të kryer, hak; qira. Kërkoi liqe. Mori liqen e tij. Mori qetë me liqe. E pagoi liqen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÍQ/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Hallkë ku futet kopsa, ilik.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.