Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIQ,~I m. sh. ~, ~TË Rrjetë fijesh të forta, të lidhura me njëra-tjetrën dhe të shtrira ndërmjet dy shkopinjsh, që shërben për të ngritur e për të ulur fijet e indit në vegjë; lisa. Vegjë me dy liq (me katër liq). Shkopi i liqve. Ndërroj liqtë.
♦ S’është në liq (dikush) vuan nga mendtë; nuk mendon e nuk arsyeton drejt; s’është në terezi; s’është në të; ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët. Ka mbaruar me liq e me shpatë (dikush). 1. Ka rënë fare nga shëndeti, është dobësuar shumë; ka marrë fund. 2. Ka rënë shumë nga gjendja ekonomike, është varfëruar fare; ka marrë fund. I ngatërroi liqtë (dikush) e prishi një punë, e çrregulloi; e pështjelloi; e bëri lëmsh (diçka).
LÍQ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bot. Xinë, lloj shkurreje.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍQ/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET vjet. Shpërblim për një punë të kryer, hak; qira. Kërkoi liqe. Mori liqen e tij. Mori qetë me liqe. E pagoi liqen.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍQ/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Hallkë ku futet kopsa, ilik.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIQÉN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë; gjol. Liqen i thellë (i cekët). Liq…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIQENÓR,~E mb. 1. Që lidhet me liqenin, i liqenit; me prejardhje nga liqenet; që kalon nëpër liqen. Ultësirë (rrafshnaltë) liqenore. Rërë liqenore. Gropë liqenore. Zonë liqenore. V…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIQÉNZ/Ë,~A f., meteor. Erë që fryn nga ana e liqenit. Në Shkodër liqenza fryn nga veriu.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIQÓS vep., ~A, ~UR vjet., kal. Jap ose marr me qira. Liqosi një shtëpi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIQÓSJ/E,~A f. Veprimi kur jap a marr me qira; dhënie ose marrje me qira
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍQÓSUR (i, e) mb., vjet. Që është i dhënë ose i marrë me qira.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë