Fjalori
LINDEM

LÍND/EM jovep.,~A(u), ~UR 1. vetv. Deljetë nga barku i nënës; nisjetojë. U lind shtatanik. Jam lindurkëtë prag. Nuk është lindur njeri i ditur. (fj. u.). Në këtë fshat është lindur Gjoleka, të cilit edhe sot i këndohen këngë labërishte.
2. edhe fig., vetv., vet. v. III Shfaqet diçka, krijohet; ngjallet; shkaktohet. U lind si një mendim. U lind një shpresë.
3. pës. e LIND2.
Sin.: dilet, vij, shfaqet, krijohet, ngjallet, shkaktohet.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LIND
LIND

LIND,~II m. sh. ~A, ~AT krahin. Endë, pjalm. Lindat e hardhisë (e rrushit). Lindi i arrës.

LIND

LIND,~III m. sh. ~A, ~AT Maja e një plage që ka zënë qelb. E shpoilindplagës.

LIND

LIND vep., ~A, ~UR 1. jokal. Daljetë nga barku i nënës; nisjetoj, filloj veprimtarinë jetësore (zakonisht për njerëzit dhepërgjithësi për qeniet e tjeragjalla); kund. vdes. Lindikohë. Lindi shtatanik. I lindi një fëmijë. Ka lindur më 1941. Ku ke lindur? Ka lindur në Elbasan (Korçë, Shqipëri, Kosovë). Kanë lindur qengjat e parë. S'ka lindur njeri i nxënë (i mësuar).(fj. u.). Nuk lind njeriu (burri) me mustaqe. (fj. u.).
2. kal. Nxjerr foshnjënjetë nga barku e lirohem nga barra, bëj fëmijë (për gratë); pjell. Lindi djalë (vajzë). Lindi binjakë (trinjakë). Ka lindur shumë fëmijë. Do të lindëshpejti. U shtrua për të lindur. E lindivdekur.
3. fig., jokal. dhe kal., vet. v. III Deljetë dikush; e nxjerrjetë dikë; bëj që të jetë, të jetojë e të veprojë. tokën tonë kanë lindur heronj. Në shtëpinë e tyre kanë lindur vetëm trima. Lindi një poet i shquar. Nuk ka lindur burrë që të na frikësojë.
4. fig., jokal. Daldritë, shpëtoj nga një e keqe e madhe. Lindi edhe një herë.
5. jokal., vet. v. III. Delhorizont, shfaqetqiell (për trupat qiellorë e sidomos për diellin e hënën); kund. perëndon. Lindi dielli (hëna). Dielli lind për të gjithë. (fj. u.) Dielli duket që kur lind. (fj. u.).
6. edhe fig., jokal., vet. v. III Del, nis jetën; ngrihet, themelohet, krijohet. Lindi atje një qytet i ri. Lindi një industri e re (një uzinë e madhe).
7. edhe fig., jokal., vet. v. III fill e nisshfaqet diçka, del, vjen; krijohet; ngjallet; shkaktohet. I lindi dashuria (shpresa, dyshimi, dëshira, përshtypja). I lindizemër. I lindi një mendimkokë. Lind pyetja (çështja). Po të lindë nevoja. Lindin fjalëreja.
8. jokal. dhe kal., vet. v. III I jep nismën diçkaje, krijon, shkakton, sjell; del, vjen, rrjedh nga një veprim a nga një gjendje e caktuar. Dridhja e ajrit lind një zhurmë. Nga takimi i telave lind një shkëndijë. Nga e vogla lind e madhja (e vogla lindmadhen). (fj. u.).
9. vet. v. III (zakonisht me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). krijohet a më jepet mundësia për diçka. I ka lindur e drejta e pensionit.
Sin.: dal, vij, shfaqem, bijoj, pjell, bëj, shpërthen, shpëtoj, ngrihet, çohet, çel, themelohet, krijohet, vjen, formohet, ngjallet, shkaktohet, krijon, shkakton, sjell, rrjedh.
E bën *vdekjen si të lindë (dikush). Ka lindur prej *gurit (dikush). Ka lindur me *këmishë (dikush). Te lind e te perëndon në të gjithë vendin, gjithandej; në një hapësirë shumëmadhe; në të katër anët. Lind për së dyti shpëtoj nga një rrezik a nga një e keqe e madhe; dal në një jetë më të mirë a në një gjendjesigurt; jam shumë i lumtur. Si e ka lindur (e ka bërë) *nëna. S’kam lindur *shpinë për shpinë (me dikë) iron. Ka lindur *shtatanik (dikush). Sikur edhe *vëllai të më lindë! Ka lindur me *yll (dikush).lindi në *zemër (diçka).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.