Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIKUIDÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është shlyer, që është likuiduar. Borxh i likuiduar. Llogari e likuiduar. Subjekti është tashmë i likuiduar dhe i çregjistruar. Shko të paguash gjobën dhe je i likuiduar me mua.
2. Që është zhdukur a asgjësuar; që është i eliminuar fizikisht. Grupi është i likuiduar, nuk funksionon më. Ai u konsiderua i likuiduar nga kundërshtarët.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Sot është e pamundur të zbulohet numri i saktë i të likuiduarve. Të plagosurit, të burgosurit dhe të likuiduarit gjatë luftës.
✱Sin.: i shlyer, i paguar, i zhdukur, i asgjësuar, i eleminuar.
LIKUID/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Shlyej një detyrim financiar, paguaj një borxh, përmbyll një llogari bankare ose detyrime të tjera monetare. Likuidoi llogarinë në bankë dhe mori të gjitha kursimet. Likuidoi huanë para afatit.
2. Zhduk a asgjësoj plotësisht dikë ose diçka, zakonisht me forcë ose me mjete të dhunshme; i heq qafe, e eliminoj. Likuiduam tradhtarët (armikun).
✱Sin.: shlyej, paguaj, zhduk, eliminoj, asgjësoj.
LIKUÍD,~E mb. 1. fiz. I lëngshëm; që është në gjendje fizike të lëngët, në formë lëngu. Substancë likuide.2. bank. Që mund të shlyhet, që mund të paguhet; që mund të shndërrohet s…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Shlyes, ai që bën likuidimin, ai që shlyen borxhet. Kjo shkresë nënshkruhet nga likuidatori dhe personat përgjegjës. Pjesa e mbetur e të dhëna…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Shlyese, ajo që bën likuidimin, ajo që shlyen borxhet. Emërimi i likuidatoreve. Paga e likuidatores dheshpenzimet.2. Ajo që zhduk a asgjëso…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÍM,~I m. sh. ~E. ~ET libr. 1. Veprimi kur shlyhet një borxh, hua ose llogari, duke përfunduar detyrimet financiare; shlyerje. Likuidimi i borxhit u bë në kohë të shpejtë dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET ek., fin. Aftësi pagese me të holla të gatshme; shpejtësia me të cilën një investim mund të shitet pa shkaktuar rënie në vlerë. Raporti i likuiditetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LIKUID/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR libr., pës. e LIKUIDOJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUID/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Shlyej një detyrim financiar, paguaj një borxh, përmbyll një llogari bankare ose detyrime të tjera monetare. Likuidoi llogarinë në bankë d…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÚES,~E mb., libr. 1. Që lidhet a shërben për likuidim, që lidhet me likuidaturën. Procedurë likuiduese. Bilanc likuidues. Aftësi likuiduese.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që kryen procedurën e likuidimit; ai që likuidon. Veprimtaria e likuiduesit. Emrat e propozuar të likuiduesve. Në zbatim të këtij ligji dhe emër…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që kryen procedurën e likuidimit; ajo që likuidon. Pas miratimit të raportit nga likuiduesja. Raportimi i likuidueses.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë