Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIKUÍD,~E mb. 1. fiz. I lëngshëm; që është në gjendje fizike të lëngët, në formë lëngu. Substancë likuide.
2. bank. Që mund të shlyhet, që mund të paguhet; që mund të shndërrohet shpejt në para të gatshme; i konvertueshëm pa humbje domethënëse vlere. Kapital likuid.
3. treg. I pastër, që paraqet diçka të gatshme; që është në para të gatshme.
LIKUIDATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Shlyes, ai që bën likuidimin, ai që shlyen borxhet. Kjo shkresë nënshkruhet nga likuidatori dhe personat përgjegjës. Pjesa e mbetur e të dhëna…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Shlyese, ajo që bën likuidimin, ajo që shlyen borxhet. Emërimi i likuidatoreve. Paga e likuidatores dheshpenzimet.2. Ajo që zhduk a asgjëso…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÍM,~I m. sh. ~E. ~ET libr. 1. Veprimi kur shlyhet një borxh, hua ose llogari, duke përfunduar detyrimet financiare; shlyerje. Likuidimi i borxhit u bë në kohë të shpejtë dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET ek., fin. Aftësi pagese me të holla të gatshme; shpejtësia me të cilën një investim mund të shitet pa shkaktuar rënie në vlerë. Raporti i likuiditetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LIKUID/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR libr., pës. e LIKUIDOJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUID/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Shlyej një detyrim financiar, paguaj një borxh, përmbyll një llogari bankare ose detyrime të tjera monetare. Likuidoi llogarinë në bankë d…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është shlyer, që është likuiduar. Borxh i likuiduar. Llogari e likuiduar. Subjekti është tashmë i likuiduar dhe i çregjistruar. Shko të paguash gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÚES,~E mb., libr. 1. Që lidhet a shërben për likuidim, që lidhet me likuidaturën. Procedurë likuiduese. Bilanc likuidues. Aftësi likuiduese.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që kryen procedurën e likuidimit; ai që likuidon. Veprimtaria e likuiduesit. Emrat e propozuar të likuiduesve. Në zbatim të këtij ligji dhe emër…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIKUIDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që kryen procedurën e likuidimit; ajo që likuidon. Pas miratimit të raportit nga likuiduesja. Raportimi i likuidueses.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë