Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIGJZBATÚES,~E mb. Që ka për detyrë zbatimin e ligjit; që është përgjegjës për vënien në veprim dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. Institucion ligjzbatues. Organe ligjzbatuese. Trajnimet e reja synojnë rritjen e profesionalizmit te stafi ligjzbatues.
LIGJZBATÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka për detyrë zbatimin e ligjit; zyrtar shtetëror ose institucion që përgjigjet për vënien në veprim dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. Me këto shkelje që po bëhen, ligjzbatuesit do vijnë shpejt. Në këtë rast, ligjzbatuesit treguan profesionalizëm dhe paanshmëri.
LIGJZBATÚES,~E mb. Që ka për detyrë zbatimin e ligjit; që është përgjegjës për vënien në veprim dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. Institucion ligjzbatues. Organe ligjzbatuese. T…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJZBATÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka për detyrë zbatimin e ligjit; zyrtar shtetëror ose institucion që përgjigjet për vënien në veprim dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. Me këto…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë