Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIGJSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët në përputhje me ligjin, të qenët i ligjshëm, karakteri i ligjshëm i diçkaje; kund. paligjshmëri. Ligjshmëria e vendimeve (e veprimeve).
2. Zbatimi i përpiktë i ligjeve në fuqi në gjithë jetën e veprimtarinë shoqërore, sigurimi me ligj i të drejtave të qytetarëve dhe i plotësimit të detyrave nga ana e tyre. Ligjshmëria demokratike. Forcimi i ligjshmërisë. Mbrojtja e ligjshmërisë. Shkelja e ligjshmërisë.
3. Ligjësori. Ligjshmëri objektive (e brendshme) Ligjshmëritë e zhvillimit.
✱Sin.: ligjësi, bazueshmëri, ligjër, ligjësori.
LIGJSHMËRÍSHT ndajf. Në mënyrë të ligjshme; sipas kërkesave dhe rregullave të ligjit; që ndjek procedurat dhe standardet e përcaktuara nga ligji.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJSHKÉLËS,~E mb. 1. Që shkel ligjin; që bie në kundërshtim me ligjin ose e thyen atë. Veprim ligjshkelës. Sjellje ligjshkelëse. Akte ligjshkelëse.2. si em. m. e f. Sipas kuptimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është në përputhje me ligjin, që bëhet sipas ligjit, që bazohet te ligji; që është njohur me ligj; ligjor; kund. i paligjshëm, i jashtëligjshëm, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë