Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIGJËR/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Flas; flas bukur. Ligjëron bukur. Ligjëron shqip. Ligjëronin me zë të ulët. Nuk i ligjëron goja. - Të bëjmë të ligjërosh siç duam ne!
2. kal. Lexoj ose e them përmendsh e bukur një pjesë artistike përpara të tjerëve, recitoj; vjet. lexoj. Ligjëroi një vjershë.
3. Mbaj një ligjëratë a fjalim përpara një grupi të madh dëgjuesish.
4. Shqyrtoj një çështje për të nxjerrë në shesh të drejtën; e kuvendoj, e pleqëroj. E kishte zgjedhur fshati për të ligjëruar.
5. fig., vet. v. III Këndon a cicëron bukur (për disa zogj); shushurin a fëshfërin ëmbël. Ligjëron bilbili (kryeartëza). Ligjëron lumi. Ligjërojnë gjethet (drurët).
✱Sin.: flas, ligjoj, lexoj, bisedoj, shqyrtoj, kuvendoj, pleqëroj, këndon, cicëron, shushurin, fëshfërin.
♦ Më ligjëron shpirti (*zemra). Më ligjëron *zemra (shpirti).
LIGJËRÁT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Fjalim për një çështje politike, ideologjike a shoqërore, që mbahet përpara një grupi të madh dëgjuesish. Ligjëratë e gjatë (e bukur). Mbajti një l…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÁT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT vjet. Vajtim me ligje i një të vdekuri nga gratë. E ëma nisi ligjëratën.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Recitim, fjalim solemn, me karakter publik, formal ose ceremonial.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÍ,~AI f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Fjalë. Nuk mund të thuhet me ligjëri. 2. Këngë vaji; elegji.✱Sin.: fjalë, këngë, vaj, vajtim, elegji.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÍ,~AII f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Legjislacion; ligjshmëri. 2. Drejtësi. Njeriu i ligjërisë.✱Sin.: ligjshmëri, legjislacion, drejtësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÍM,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ligjëroj, kur flas në mënyrë të zgjeruar e të qëllimshme mbi një temë; mbajtja e një ligjërate a e një fjale para të tjerëve. Ligjërimi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÍM,~III m. Ligjësim, përligjje. Ligjërimi i një vendimi. U paraqit për ligjërim.✱Sin.: ligjësim, përligjie, ankim, ankesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÍM,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur qaj një të vdekur me ligje; vajtim i një të vdekuri. 2. Ligje. E qanë me ligjërime.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÚAR (i, e) mb. I ligjësuar; që është bërë sipas ligjit. Dokument i ligjëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÚES,~EI mb. 1. Ligjvënës.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Është pasur parasysh nga ligjëruesit.✱Sin.: ligjvënës, kuvendar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë