Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIGJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Normë, rregull që vendoset nga organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe që është e detyrueshme për të gjithë organet shtetërore dhe për të gjithë shtetasit. Ligjet e shtetit. Ligji mbi zgjedhjet. Njohja e ligjeve. Zbatimi i ligjit. Sipas ligjeve në fuqi. Është vendosur me ligj. Është në përputhje (në pajtim) me ligjin. Është jashtë ligjit nuk është në pajtim me ligjet; nuk mbrohet nga ligjet në fuqi; nuk e lejon ligji.
2. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka të përgjithshme a të detyrueshme. Ligjet e mirësjelljes. Ligje të pashkruara. I tillë ishte ligji i luftës.
3. filoz. Lidhje e brendshme, e qenësishme dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që përcakton zhvillimin e tyre dhe e bën procesin botëror një të tërë të vetme. Ligjet e përgjithshme (e veçanta). Ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Ligji i zhvillimit objektiv. Ligjet e lëvizjes.
4. spec. Përgjithësim që nxirret duke vëzhguar e studiuar dukuritë e natyrës e të shoqërisë dhe duke zbuluar në to atë që është e përbashkët, e rregullsishme dhe qenësore. Ligji periodik (kim.) ligji që shpreh vetitë e elementeve kimike dhe të përbërjeve të tyre sipas strukturës së atomeve. Ligji i ruajtjes së energjisë (fiz.). Ligj i vlerës (i mbivlerës)(ek.). Ligji i mohimit të mohimit (filoz.). Ligjet e fonetikës (gjuh.).
5. fet. Sistem rregullash që feja kërkon të zbatohen nga besimtarët. Ligjet hyjnore. Ligjet e fesë.
6. bised. E drejtë. I dha ligj atij. Ka ligj të mos e dojë. Kështu nuk ke ligj. Ligj i pashkruar (drejt.) ligj që nuk është i shkruar, që nuk është i miratuar në organin ligjbërës, por që ka forcë vepruese si një ligj i shkruar.
✱Sin.: normë, rregull, e drejtë, nom, kanun, lidhje, përgjithësim.
♦ Bën ligjin (dikush) keq. vendos çdo gjë vetë pa pyetur asnjeri dhe pa përfillur rregullat e caktuara, ç’thotë ai bëhet; lidh e zgjidh (vetë).
LÍGJE,~T f. vet. sh. Fjalë, zakonisht në vargje, që gratë i thonë duke vajtuar një të vdekur. E qanin me ligje.✱Sin.: vaj, vajtim, vome, ligjërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJÍM,~II m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Veprimi kur ligjoj dikë a diçka.2. Diçka që vërteton se dikush është i pafajshëm, shfajësim.✱Sin.: rrëfim, ligjërim, shfajësim, përligjje, ngushë…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJÍM,~III m. Veprimi kure pranoj si të vërtetë diçka; ligjësim.✱Sin.: pranim, vërtetim, ligjësim.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet. 1. jokal. Flas, ligjëroj. Nisi të ligjojë. 2. kal. I jap të drejtë dikujt; e nxjerr të pafajshëm dikë, e shfajësoj; përligj. 3. kal. Ndaj drejtësi, …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJ/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet., kal. E pranoj diçka si të vërtetë, e vërtetoj; ligjësoj. Nuk e ka ligjuar dija (shkenca).✱Sin.: pranoj, vërtetoj, ligjësoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJÓR,~E mb. Që lidhet me ligjet dhe me zbatimin e tyre; që është pranuar a është njohur me ligj, që pajtohet me ligjin, që e jep ligji, i ligjshëm; kund. jashtëligjor. Çështje li…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJTÁR,~E mb., vjet. Ligjvënës; ai që vendos ligjin.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Ligjvënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJÚAR (i, e) mb. 1. I përligjur. Fëmijë i ligjuar.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGJËRÍ,~AI f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Fjalë. Nuk mund të thuhet me ligjëri. 2. Këngë vaji; elegji.✱Sin.: fjalë, këngë, vaj, vajtim, elegji.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë