Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIG (i), ~Ë (e) mb. 1. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët; kund. i mirë. Njeri i lig. Gojët (gjuhët) e liga. Ka rënë në duar të liga. Bënte punë të liga. E ka zemrën të ligë është zemërkeq, u do të keqen të tjerëve.
2. vet. f. E pandershme, e përdalë (për gratë). Grua e ligë.
3. I keq, i dobët, jo i mirë (për një send, një mall etj.); kund. i mirë. Mall i lig. Duhan i lig. Raki e ligë.
4. I keq (për motin me shi, me të ftohta etj.). Mot (dimër) i lig. Kohë e ligë.
5. Që ka diçka të keqe, që ndjell, që ka ndër mend ose që përgatit diçka të keqe, që sjell vuajtje a fatkeqësi; i keq; kund. i mirë. Në sahat të lig. Ditë e ligë. Lajm (ogur) i lig. Mendim i lig. Fat i lig. Ëndërr e ligë. Shenjë e ligë. Syri i lig. Ishte me mendje të liga. Ka sy të lig (të keq) të merr mësysh.
6. Që i hedh hije të keqe dikujt a diçkaje, që e njollos; që ka pasoja të dëmshme; i keq; kund. i mirë. Nam i lig. I doli zëri i lig. Kishin një zakon të lig.
7. Që nuk është pjellor; i varfër; i keq; kund. i mirë. Tokë e ligë. Vend i lig.
8. bised. Që nuk është i shëndoshë a i majmë, i dobët; kund. i shëndoshë; i majmë. Mish i lig. Qengj (kec, dash, ka) i lig. Lopë e ligë.
9. bised. I dobësuar a i tretur nga të pangrënët ose nga një sëmundje, i dobët; i pafuqi; shëndetlig, i pamundur, i sëmurë. Është i lig nga trupi. Ra i lig për vdekje u sëmur shumë rëndë. U bë i lig u sëmur.
10. krahin., vet. f. Që është me barrë, shtatzënë. Është e ligë.
11. Që s'ka guxim e forcë shpirtërore, që nuk ka kockë të fortë, që nuk u qëndron dot goditjeve e vështirësive e thyhet shpejt, që i ligështohet zemra shpejt; frikacak, trembës; kund. guximtar, trim.
12. si em. m., bised. Djalli, i paudhi, qoftëlargu.
13. si em. m. e f. Sipas kuptimeve1, 2, 9, 10, 11 të mbiemrit.
✱Sin.: i keq, zemërkeq, ligosh, ligaç, tinëzar, i pandershëm, i dobët, i ulët, zemërlig, shpirtkeq, zemërnxirë, zemërzi, zemërshtrigë, shpirtkazmë, e përdalë, i prishur, ndjellakeq, mendjekeq, zindjellës, njollosës, jopjellor, i varfër, i dobët, i tretur, i pafuqishëm, i sëmurë, shëndetlig, frikacak, trembës, tinëzar, shtatzënë, djall, shejtan, i paudhi, qoftëlargu.
♦ Ka rënë në duar të liga (dikush). *Gojët e liga (e këqija) keq. *Hijet e liga etnogr. Është në *orë të ligë (të keqe) (dikush). Është në *sahat të lig (dikush). E ka kokën në *vend të lig (dikush) keq. E ka me *sy të lig (të keq) (dikë). Ka *sy të lig (të keq) (dikush). E ka zemrën të ligë (dikush) është zemërlig; e ka zemrën të keqe. E mori *ora e ligë (dikë). *Syri i lig (i keq). E sheh me *sy të lig (të keq) (dikë). *Vendi i lig euf.
LIG vep., ~A, ~UR kal.1. E tret nga trupi, e dobësoj nga që nuk i jap të hajë etj.; e rrëzoj nga shëndeti; kund. shëndosh, majm. E ka ligur sëmundja (meraku). I ligu dhentë (bagëtitë). E kishte ligur shumë kalin.
2. Sëmur; kund. shëroj. E ligën ethet. Të ligtë ajo hava. Iu ligën sytë.
✱Sin.: tres, dobësoj, shkreh, ligësoj, ligështon, sqaq, molis, fllashk, shkalafit, shkalit, sëmur, grymos.
LÍG/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik; veprim i dëmshëm e i rrezikshëm për njerëzit; kund.…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍG/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bised. Jargë. Liga e njeriut (e kërmillit). I dilnin (i binin) ligat nga goja. E bëri me ligë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT libr. Bashkim i grupeve të veçanta politike a shoqërore, i partive, i organizatave të ndryshme ose i shteteve për qëllime të caktuara; lidhje. Liga e komb…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍG/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Organizim sportiv i ekipeve që konkurrojnë ndërmjet tyre brenda një sezoni, veçanërisht në futboll. Ligë shtetërore. Liga e parë. Liga e Kampionëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSHTÁN,~E mb. 1. Që është i dobët, i ligështuar. Jo kaq ligështane, moj grua.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i ligshtë; gjendja e atij që është i ligshtë, dobësi. Nuk ka asnjë shenjë ligështie. 2. Diçka që e mundon njeriun dhe e bën të vuajë; brengë; …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur ligështohet trupi, kur nuk ka fuqi, kur humbas guximin, kur trembem. Ligështim shpirtëror. E ka nga ligështimi. Vëllai ishte tronditur me…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSHTIN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Punë e ligë dhe e fëlliqur, vepër e keqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LIGËSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Dobësohem nga trupi, hiqem, tretem; më priten fuqitë; kund. shëndoshem. 2. vetv. Bie nga shëndeti, sëmurem. 3. fig., vetv. Më lëshon …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III Ia dobëson trupin, ia pret fuqitë; kund. shëndosh, majm. E ligështuan ethet. I ligështoi vapa. 2. E sëmur. 3. fig. Bëj që dikë ta lë…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSHTÚAR (i, e) mb. 1. I dobësuar nga të pangrënët ose nga një sëmundje; i pafuqi, i pafuqishëm; kund. i shëndoshur. 2. I sëmurë, i pamundur. 3. Që e ka lëshuar zemra; që është v…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSHTÚES,~E mb. Që të ligshëton; që shkakton ligështi Pamja e qiellit nga tharku i ajrimit, i pikonte në zemër një hidhërim të rëndë ligështues.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSHTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të ligështohet lehtë, që ka mundësinë ose prirjen për t’u ligështuar. Përballja me të ishte e ligështueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i lig, vetia e atij që është i keq; shpirtligësi; kund. mirësi. E shihte me ligësi. E bëri nga ligësia. 2. zakon. sh. Sjellje a veprime të pande…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSÍM,~I m. 1. Gjendja kur ligështohet trupi, a kur dobësohet nga sëmundja Ligësimi i trupit. 2. Gjendja kur prishet moti. Ligësimi i motit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSÍN/Ë,~A f. E keqe, ves, vetia e atij që është i keq, shpirtligësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSÍSHT ndajf., libr. Me ligësi, si njeri i lig; me qëllim të keq. U soll ligësisht. Ia bëri ligësisht.✱Sin.: armiqësisht, pandershmërisht, prapësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LIGËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ligem, dobësohem, hiqem, tretem. U ligësua në trup. 2. vetv., vet. v. III. Keqësohet, prishet (për motin). U ligësua moti. 3. fig., vet…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E lig, e dobësoj fizikisht ose shpirtërisht, ia pakësoj fuqinë, qëndrueshmërinë ose shëndetin. E ligësoi sëmundja dhe mezi ngrihej nga shtrati.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIGËSÚAR (i, e) mb. Që është ligësuar; i ligur, i dobësuar, i hequr, i tretur. Me trup të ligësuar.✱Sin.: i ligur, i dobësuar, i hequr, i tretur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë