Fjalori
LIGË

LÍG/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik; veprim i dëmshëm e i rrezikshëm për njerëzit; kund. e mirë. E liga e të ligave e keqja më e madhe. Burimi i të ligave. E bëri nga e liga. Bëri shumëliga. E kërkoi vetëligën. Nuk e do të ligën. Ia hoqiligën. E mposhti (e përballoi) të ligën. E zuri e liga. I ndjellligën. I ka sjellë shumëliga. Hoqi (vuajti, plasi) nga e liga. E ndjeuligën. Ndanëmirat e të ligat. - I marrshligat! - Ruaju së ligës! E liga bëhet menjëherë (shpejt). I doli së ligës përpara. E mira dhe e liga mbahen mend. Duhet ndarë e mira nga e liga.
2. Sjellje e keqe a qëndrim i keq që nuk përputhet me normat e moralit; rruga e keqe që ka zënë dikush. Ka hyrë në të liga.
3. Sëmundje e rëndë; sëmundja e tokës, epilepsia. U shërua nga e liga. I ra (e zuri) e liga. I doli (iu shpif) e liga. E mori e liga vdiq nga sëmundja.
4. krahin., zakon. sh. pëgërat e njeriut. Hodhi (derdhi) të ligat.
5. krahin. Nevojtore. ligën e kanë jashtë (në oborr).
Sin.: e ligë, e keqe, vuajtje, fatkeqësi, rrezik, rrugaçëri, epilepsi, të pëgëra, nevojtore.
I është avitur e liga (dikujt) ështërrezikmadh, për pak mund ta pësojë ose të shpëtojë; nuk ka asnjë siguri, rreziku është fare pranë; varet (është) në fijeperit (të flokut) (dikush). Kyç e liga! ngush. mos i ndodhtë kurrë gjë e keqe! Na e moriligën (*të keqen) (dikush) mospërf. marrshaligën! shihmarrshakeqen!marrshligat! mallk. shih marrshkeqen! mallk. E shtyn e liga (dikë) bën një faj padashur, bie në faj; e shtyn (e mëson) shejtani.

LIGË

LÍG/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bised. Jargë. Liga e njeriut (e kërmillit). I dilnin (i binin) ligat nga goja. E bëri me ligë.

LIGË

LÍG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT libr. Bashkim i grupeveveçanta politike a shoqërore, i partive, i organizatavendryshme ose i shteteve për qëllimecaktuara; lidhje. Liga e kombeve. Liga Ndërkombëtare e KryqitKuq.
Sin.: bashkim, lidhje.

LIGË

LÍG/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Organizim sportiv i ekipeve që konkurrojnë ndërmjet tyre brenda një sezoni, veçanërishtfutboll. Ligë shtetërore. Liga e parë. Liga e Kampionëve.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LIG
LIG

LIG (i), ~Ë (e) mb. 1. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët; kund. i mirë. Njeri i lig. Gojët (gjuhët) e liga. Ka rënëduarliga. Bënte punëliga. E ka zemrënligë është zemërkeq, u do të keqentjerëve.
2. vet. f. E pandershme, e përdalë (për gratë). Grua e ligë.
3. I keq, i dobët, jo i mirë (për një send, një mall etj.); kund. i mirë. Mall i lig. Duhan i lig. Raki e ligë.
4. I keq (për motin me shi, me të ftohta etj.). Mot (dimër) i lig. Kohë e ligë.
5. Që ka diçkakeqe, që ndjell, që ka ndër mend ose që përgatit diçkakeqe, që sjell vuajtje a fatkeqësi; i keq; kund. i mirë. sahatlig. Ditë e ligë. Lajm (ogur) i lig. Mendim i lig. Fat i lig. Ëndërr e ligë. Shenjë e ligë. Syri i lig. Ishte me mendjeliga. Ka sy të lig (të keq) merr mësysh.
6. Që i hedh hijekeqe dikujt a diçkaje, që e njollos; që ka pasojadëmshme; i keq; kund. i mirë. Nam i lig. I doli zëri i lig. Kishin një zakonlig.
7. Që nuk është pjellor; i varfër; i keq; kund. i mirë. Tokë e ligë. Vend i lig.
8. bised. Që nuk është i shëndoshë a i majmë, i dobët; kund. i shëndoshë; i majmë. Mish i lig. Qengj (kec, dash, ka) i lig. Lopë e ligë.
9. bised. I dobësuar a i tretur ngapangrënët ose nga një sëmundje, i dobët; i pafuqi; shëndetlig, i pamundur, i sëmurë. Është i lig nga trupi. Ra i lig për vdekje u sëmur shumë rëndë. U i lig u sëmur.
10. krahin., vet. f. është me barrë, shtatzënë. Është e ligë.
11. Që s'ka guxim e forcë shpirtërore, që nuk ka kockëfortë, që nuk u qëndron dot goditjeve e vështirësive e thyhet shpejt, që i ligështohet zemra shpejt; frikacak, trembës; kund. guximtar, trim.
12. si em. m., bised. Djalli, i paudhi, qoftëlargu.
13. si em. m. e f. Sipas kuptimeve1, 2, 9, 10, 11mbiemrit.
Sin.: i keq, zemërkeq, ligosh, ligaç, tinëzar, i pandershëm, i dobët, i ulët, zemërlig, shpirtkeq, zemërnxirë, zemërzi, zemërshtrigë, shpirtkazmë, e përdalë, i prishur, ndjellakeq, mendjekeq, zindjellës, njollosës, jopjellor, i varfër, i dobët, i tretur, i pafuqishëm, i sëmurë, shëndetlig, frikacak, trembës, tinëzar, shtatzënë, djall, shejtan, i paudhi, qoftëlargu.
Ka rënëduarliga (dikush). *Gojët e liga (e këqija) keq. *Hijet e liga etnogr. Është në *orë të ligë (të keqe) (dikush). Është në *sahatlig (dikush). E ka kokën në *vendlig (dikush) keq. E ka me *sy lig (të keq) (dikë). Ka *sy lig (të keq) (dikush). E ka zemrënligë (dikush) është zemërlig; e ka zemrënkeqe. E mori *ora e ligë (dikë). *Syri i lig (i keq). E sheh me *sy lig (të keq) (dikë). *Vendi i lig euf.

LIG

LIG,~TË (të) as. bised. 1. E ligë; ligësi; të keqtë. ligtë e njeriut (e stomakut, e trupit). I doliligtë nuses. Nuk ia mbuloiligtë.
2. Tmerr, datë, të keqtë. shtieligtë.
3. fikët. I ra të ligtë. I vjenligtë.
Sin.: e ligë, ligësi, tmerr, datë, të keqtë, të fikët.

LIG

LIG ndajf., bised. Ligsht.


Rezultate të ngjashme

LIGËSHTÁN,~E mb. 1. Që është i dobët, i ligështuar. Jo kaq ligështane, moj grua.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LIGËSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i ligshtë; gjendja e atij që është i ligshtë, dobësi. Nuk ka asnjë shenjë ligështie. 2. Diçka që e mundon njeriun dhe e bën të vuajë; brengë; …

Shfaq përkufizimin e plotë →

LIGËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i lig, vetia e atij që është i keq; shpirtligësi; kund. mirësi. E shihte me ligësi. E bëri nga ligësia. 2. zakon. sh. Sjellje a veprime të pande…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LIGËSÍM,~I m. 1. Gjendja kur ligështohet trupi, a kur dobësohet nga sëmundja Ligësimi i trupit. 2. Gjendja kur prishet moti. Ligësimi i motit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LIGËSÍN/Ë,~A f. E keqe, ves, vetia e atij që është i keq, shpirtligësi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LIGËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E lig, e dobësoj fizikisht ose shpirtërisht, ia pakësoj fuqinë, qëndrueshmërinë ose shëndetin. E ligësoi sëmundja dhe mezi ngrihej nga shtrati.2. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

LIGËSÚAR (i, e) mb. Që është ligësuar; i ligur, i dobësuar, i hequr, i tretur. Me trup të ligësuar.Sin.: i ligur, i dobësuar, i hequr, i tretur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÍGËT (i, e) mb., bised. I lig, i dobët; i dobësuar, i hequr. Mish i ligët. Tokë e ligët. Ishte shumë i ligët. Plak i ligët.Sin.: i ligur, i tretur, thatanik, i thatë, i dobët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÍGËT ndajf. Ligsht. E gjeti ligët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÍGËT,~IT (të) as. Ligështi, dobësi; të fikët. I ra të ligëtit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.