Fjalori
LIDHJE

LÍDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lidh diçka; kund. zgjidhje, çlidhje. Lidhja e duajve. Lidhja e plagëve. Lidhja e librave. Lidhja e mësimit me punën (me jetën). Lidhja e teorisë me praktikën.
2. Marrëdhënie e varësi e ndërsjellë ndërmjet qenieve, sendeve ose dukurive; marrëdhënieafërta ndërmjet dy a më shumë vetavejetojnë a punojnëbashku ose që kanë mendimenjëjta a synimepërbashkëta. Lidhje dashurie. Lidhje e përhershme. Lidhje shkakësore. Lidhje pune. Lidhje interesash. Lidhja ndërmjet sendeve (dukurive). Kanë lidhje ndërmjet tyre. S'kanë asnjë lidhje. Ka (mban) lidhjemira me dikë. I ndërpreu (i preu) lidhjet.
3. Bashkërendim i natyrshëm dhe i përshtatshëm ndërmjet pjesëvediçkaje, bashkim i qëlluar dhe i përpjesëtuar mirë i elementeve përbërësediçkaje; pajtim i plotë ndërmjet dy gjërave, përputhje e dyanshme sipas një përpjesëtimicaktuar. Lidhje shumë e mirë (e përsosur, e plotë). Fjalë (mendime) pa lidhje. I mungon lidhja diçkaje. Nuk ka lidhje logjike.
4. Afri gjaku e gjinie a farefisnie ose marrëdhënietjera familjare. Lidhje familjare (martesore). Lidhje gjinie (gjaku, farefisnie). Lidhje krushqie.
5. Lidhëse2, 3. Lidhje leshi (liri, lëkure). Lidhje thesi. Lidhje plagësh. Lidhje duajsh (kashte, gruri). E mbështolli me lidhje.
6. Nyjë, komb. E bëri lidhje. Nuk e zgjidhi dot lidhjen.
7. Pe në të cilin janë shkuar gjethet e një bime; varg në të cilin janë lidhur kokat e disa perimeve ose kallinjtë e drithërave; kurorë. Lidhje duhani. Lidhje misri. Lidhje qepësh (hudhrash). I bëri lidhje.
8. Dredhë hardhie, kungulli etj., lidhëse. Lidhjet e hardhisë (e kungullit, e fasules).
9. Mjet marrëveshjeje ndërmjet njerëzvelargësi; të qenët i lidhur me një mjettillë. Lidhje telefonike (telegrafike). U prish (u ndërpre) lidhja. Vendos lidhjen. Ka lidhje me telefon (me radio).
10. Brezmbërthen e përforcon trarët e pingultëçatisë me ata horizontalë. Lidhje trarësh. Lidhjet e çatisë.
11. Shami koke si trekëndësh me dy cepagjatë, me të cilën gratë lidhin flokët; kryqe. Mblodhi flokët me lidhje.
12. spec. Mënyrë si mbërthehen a bashkohen pjesët ose detalet e diçkaje. Lidhje e shkurtër. Lidhjeseri (paralele) (elektr.). Lidhje me kabllo.
13. Shkalla e qëndrueshmërisë ose e fortësisë së një të tëre që përbëhet nga pjesëndryshme, të qenët i lidhur. Lidhje e fortë (e qëndrueshme, e dobët). Lidhja e murit. Lidhja e çimentos (e betonit). Lidhja e atomeve (e grimcave) të një molekule.
14. Grup njerëzishorganizuar; shoqatë; bashkim politik e shoqëror, që vepron si një organizatë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Kombeve (hist.) organizatë politike ndërkombëtare midis dy luftërave botërore, në të cilën përfaqësohej një pjesë e shteteve (sot Organizata e KombeveBashkuara). Lidhja (aleanca) e shenjtë (hist.).
15. shtypshkr. Veshja dhe qepja e librit. Lidhje e thjeshtë (speciale).
16. kim. Përzierje e ngurtë ose e lëngët e fituar nga shkrirja e një metali me metaletjera (ose me shtesa elementesh jo metalike), e cila ka vetindryshme fizike dhe kimike. Lidhje metalike. Lidhje shumëforta (shumëbuta).
17. kim. Forcë tërheqëse e qëndrueshme ndërmjet atomeve ose jonevebënmundur formimin e molekulave. Lidhje bioklimatike (kim.)
18. let. Nyjë, ngjarja e parëshënon fillimin e vargutngjarjeve kryesoresubjektit në një vepër letrare. Lidhja e një romani. Lidhja e subjektit.
Sin.: bashkim, ndërlidhje, caktim, marrëdhënie, raport, hallkë, shtrëngim, kapje, mbledhje, mbështjellje, ngjitje, mbërthim, urë, bashkërendim, pajtim, përputhje, afri, farefisni, gjak, lidhëse, liktyrë, gjalmë, nyjë, komb, kurorë, fashim, brez, shami, kryqe, shoqatë, ligë, shoqëri, aliazh, qepje, fije, fill.
S’ka lidhje burri (dikush) përb. është i pabesë, nuk e mban fjalën e dhënë; t’i lë bajgat nën thonj keq.; punon prapa gardhit. I kam prerë (i kam humbur) lidhjet (me dikë) libr. jam shkëputur nga dikush për një kohëgjatë, ngaqë s’e di se ku është ose ngaqë nuk duakem punë me të, nuk jap e marr më me të.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LIDH
LIDH

LIDH vep., ~A, ~UR 1. kal. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. ose skajet e fijevendryshme e i shtrëngojbashku nyjë; bëj nyjë në një fill; var a kap diçkatrup ose në një vend tjetër, duke bashkuar e duke shtrënguar fijet a rripat që ka; kund. zgjidh, çlidh. Lidh perin (spangon, litarin, telin). Lidh fjongon (lidhëset e këpucëve). Lidh përparësen. Lidh kravatën (shallin). E lidh nyjë (komb, fjongo, pisk), E lidh fort (shtrënguar).
2. kal. Shtrëngoj ose kap pas një sendi dikë a diçka me litar, me zinxhir etj. që të mos luajë a të mos largohet prej andej; i kap e i shtrëngoj dikujt duart a këmbët me litar, me zinxhir etj.; kund. zgjidh. Lidhi qenin (lopën, viçin). E lidhi pas shtyllës (pas pemës). Lidh domatet nëpër hunj. E lidh me litar (me zinxhir, me tel). Ia lidhën duart (këmbët). E lidhën me hekura (me pranga).
3. kal. Mbledh bashkë disa gjëra dhe i shtrëngoj me pe, me tel, me litar, me rrip etj.; bëj tufë diçka dhe e shtrëngoj me pe, me spango, me rrip etj.; e mbështjell diçkashami dhe i shtrëngoj nyjë skajet e kësaj; mbështjell foshnjën me shpërgënj e me dizgje; kund. zgjidh. Lidh duajt e grurit. Lidh preshtë (qepët) në tufa. I lidh flokët prapa. Lidh grykën e thesit. Lidh bukënshami. Lidhi djalindjep. E lidhi foshnjën kopanec. Lidhte cigare. bised. dridhte cigare.
4. kal. Mbështjell një pjesëtrupit, një plage etj. me një rrip pëlhure a me diçka tjetër; kund. zgjidh. Ia lidhën këmbën (dorën, gishtin) e vrarë. Ia lidhën sytë ia zunë sytë me një rrip pëlhure.
5. kal. Bashkoj fletët e një libri etj., i kap e i shtrëngoj me diçka dhe i mbështjell me kapakë. Lidh librat (fletoret, blloqet). E ka lidhur bukur albumin.
6. kal. I kap mirë sendet njëri me tjetrin; i ngjit a i bashkoj fort pjesët e diçkaje, e bëj më të fortë a më të qëndrueshme diçka; jokal., vet. v. III bashkohet e ngjit mirë, kap, mban. Lidh gurët e themelit. Murin e ka lidhur me llaç. Plehu e lidh tokën. Tullat kanë lidhur mirë.
7. bised., kal. E vë një kafshë punezgjedhë a në karrocë për ta tërhequr; mbrej. Lidh qetë. Lidh kalinkarrocë.
8. spec., kal. Mbërthej a bashkoj një pjesë me një pjesë tjetër ose me tokën, me një send etj.; mbyll, kyç. Lidhqarkshkurtër (fiz.). E lidh me tokën (elektr.) e tokëzoj. E lidh me rrjetin. (elektr.).
9. kim., kal. Bashkoj grimcat e një elementi kimik me ato të një tjetri dhe i ndryshoj gjendjen e tij të lirë (në kiminë joorganike); bashkoj një element kimik me një tjetër (në kiminë organike). Lidh kimikisht.
10. jokal., vet. v. III. Formon frytin, bën kokrra; zë bukë (për pemët, drithërat e bimët e tjera). Lidh pema (rrushi, shega). Lidh kalli gruri. Kanë lidhur arrat. Ka lidhur bukë misri (gruri). Lidhi boçe pambuku. Lidhën domatet. I lidhën kokrrat. Sa lule çelin, të gjitha nuk lidhin. (fj. u.).
11. fig., kal. I rreshtoj e i thur mirë fjalët, i shpreh qartë e rrjedhshëm mendimet; e hartoj bukur diçka, duke i arsyetuar gjërat mirë e qartë. Lidh mendimet (fjalët). S'di të lidhë as dy fjalë nuk di të flasë e të shprehë qartë mendimet. E ka lidhur mirë atë letër.
12. kal. Vë në marrëdhënie ose bashkoj me rrugë a me një mjet ndërlidhjeje dy qendrandryshme, dy qytete etj., që janë larg njëri prej tjetrit. E lidh me telefon (me radio). E lidhi me Prishtinën.
13. fig., kal. Afroj dy vetë ose dy palë, i vë në marrëdhëniengushta e të drejtpërdrejta, i bashkoj; vet. v. III e bashkon, e afron diçka a dikë me një tjetër. E lidhi me shokëmirë. Lidhi jetën me të u martua me të. - Ç’e lidh me të? - S’e lidh asgjë me mua.
14. fig., kal. Bëj një marrëveshje me dikë; bashkohem me dikë për një veprimtaricaktuar; vendos marrëdhënieafërta me dikë. Lidhën kontratën. Lidhën besën (fjalën, kuvendin). Lidhën krushqi. Lidhën miqësi u bënë miq. Lidhën fejesë u fejuan.
15. fig., kal. E vë në marrëdhëniengushta a të pandara me diçka; përcaktoj se me kë a me se ka të bëjë diçka ose nga varet. Fjalën e lidh me veprën. Lidh mësimin me punën (me jetën). Lidh teorinë me praktikën. Veprimet e tij i lidhin me shkaqe (me ndikime) të ndryshme.
16. fig., bised., kal. I jap një rrogë a një pension që ta ketë përgjithmonë (sipas një rregulli), i caktoj. I lidhën rrogë dikujt. I kanë lidhur pension pleqërie.
17. fig., bised., kal. E pengoj dikëmerret me diçka a të veprojë, nuk i jap mundësi që të shkojë e të largohet nga vendi ku jeton a punon; nuk e lë diçkazhvillohet. E kanë lidhur fëmijët. E ka lidhur puna është i zënë me punë dhe s'mundvejë gjëkundi. Ia ka lidhur duart (krahët) nuk e lë të lirëveprojë, i është bërë pengesë e pakapërcyeshme. Ia ka lidhur këmbët a) dikujt nuk e lë të shkojë gjëkundi; b) diçkaje po ia pengon zhvillimin, nuk e lë të zhvillohet.
18. fig., vjet. I bëj magji dikujt për ta penguar që të ketë marrëdhënie me një femër; i bëj magji për diçka (sipas besimeve popullore); kund. zgjidh. Kujtonte se e kishte lidhur magjistarja. Besonin se orët lidhnin e zgjidhnin.
19. fig., bised., kal. E ndërpres a e pres fare një ushqim, nuk e ha a nuk e pi më diçka. E ka lidhur rakinë e ka prerë rakinë, nuk e pi më. Lidhnin mishin (vjet.). E ndërpritnin mishin për një kohëcaktuar (gjatë kreshmëve). Lidhnin kreshmët (fet.) nuk hanin mish e bulmet gjatë kreshmëve.
20. fig., bised., kal. Nuk e lë dikëgjejë rrugëdalje për të përligjur a arsyetuar diçka, e zë ngushtë dikë, ia mbyll gojën; e bëjngecë. E lidhi me fjalë. E ka lidhur keq.
Sin.: bashkoj, shkrij, leqoj, shtrëngoj, zë, kapërthej, kap, mbledh, zgjedhoj, ngjis, mbështjell, vendos, bashkohet, mban, mbreh, mbërthej, arrestoj, prangos, mbyll, kyç, shënon, rreshtoj, thur, shpreh, hartoj, afroj, i caktoj, pengoj, ndërpres, pres.
Di të lidhë edhe *gurë (dikush). *Korr e nuk (e mos) lidh (dikush). E lidh me *be (dikë). I ka lidhur (i ka mbledhur) *dengjet (dikush). (Është bërë) për ta lidhur në *djep (dikush). Lidh (kryqëzon) *duart (dikush). I lidh *duart (dikujt). Lidh *fjalën (me dikë). E lidh në *gisht (diçka). Ia lidh *gjuhën (dikujt). Iu lidh (iu pre) *gjuha (dikujt). Lidh *jetën (me dikë). E ka lidhur *kalin (dikush). Ia lidhi (ia zuri) *këmbët (dikujt a diçkaje). Ia lidh *kryet (diçkaje). S’kam lidhur (s’kam vënë) *kurorë (me dikë) tall. Ia lidh *lart (dikush) iron. E lidh lekun me *ushkur (dikush) tall. Lidh *macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Lidha *mendjen (për diçka). Lidh (vë) *mish. E lidhi *qesen (dikush). I ka lidhur *telat (me dikë). Nuk e lidh dot *thesin (dikush). S’di të lidhë (as) *ushkurin (dikush) bised. Lidh e zgjidh (vetë) (dikush) bën si do vetë, nuk pyet njeri; vendos vetë; bëhet ashtu siç thotë a siç do ai; ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën; bën ligjin. As lidh e as të zgjidh (dikush) të mban me shpresa e nuk të mbaron punë, të mban me fjalë; nuk thotë as jo e as po për diçka; as të fal e as të vret.lidh e të zgjidh (dikush) është i zgjuar e i shkathët; është i zoti i gojës; ta rrëmben fjalën nga goja; të ha në dritësyrit; të merr gjakvetull.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.