Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LÍDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që lidh duajt e të lashtave; ajo që lidh diçka me rrip ose me një lidhëse tjetër. Lidhëset e duajve (e shartesave). Lidhëse bari (dengjesh).
2. Rrip a gjalmë i hollë e i gjatë që përdoret për të lidhur këpucët etj.; gjalmë. Lidhëse të zeza (të bardha, kafe). Lidhëset e këpucëve. Lidhësja e topit. Lidh (shtrëngon) lidhëset.
3. Rrip i hollë e i gjatë prej lëkure, fije bari a zhuke, thupra etj. të përdredhura së bashku, që përdoren për të lidhur e për të shtrënguar diçka; liktyrë. Lidhëset e duajve. Lidhëse për shartesat. Bën lidhëse.
4. Dredha e hardhisë ose e disa bimëve të tjera kacavarëse. Lidhëset e hardhisë (e kungullit).
5. Vegël a makinë që shërben për të lidhur barin ose kashtën. Lidhëse bari.
6. Shami grash prej pëlhure të hollë a prej nape për të mbledhur e për të lidhur flokët. Lidhëse e bardhë. Vuri lidhësen. Mbante lidhëse në kokë.
7. Përdorëse e vogël për të lidhur bashkë disa fletë me kapëse; makinë kapëse. Lidhëse aktesh (shkresash).
8. anat. Zgjatim i fortë prej indesh, që bashkon pjesët e veçanta të skeletit ose organe të veçanta të trupit. Lidhëse katërkëndëshe. Lidhësja e zgjatur e prapme.
9. gjuh. Lidhëz. Lidhëse shkakore (krahasuese, ftilluese).
✱Sin.: lidhje, gjalmë, fije, lagëtyrë, tojë, dredhkë, liktyrë, dredhë, barlidhëse, kashtëlidhëse, shami, kapëse, kryqe.
LÍDHËS,~E mb. 1. Që shërben a që përdoret për të lidhur diçka, që lidh. Fije lidhëse. Hallkë (unazë) lidhëse. Ind lidhës. Makinë lidhëse.
2. Që shërben për të forcuar një lëndë ose për të ngjitur pjesë të ndryshme. Lëndë lidhëse.
3. Që bashkon dy vende, që lidh dy anë. Urë lidhëse. Vizë lidhëse (gjuh.) vizë e shkurtër që vihet zakonisht ndërmjet dy fjalëve ose ndërmjet dy temave, të cilat formojnë një njësi (p.sh., ditë-pune, ekonomiko-shoqëror, dora-dorës, Nikaj-Mërtur). Zanore lidhëse (bashkuese) (gjuh.) zanore ndërmjet dy temave të një fjale të përbërë (p. sh., gushtovjeshtë, mesoburrë, ballafaqe, këmbadoras, djegagur).
LÍDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që lidh duajt e të lashtave; ai që lidh diçka me rrip ose me një lidhëse tjetër. Lidhësit e duajve. Lidhësit e shartesave. Lidhësi i dengjeve të barit. Lidhës bari. Lidhësi i librave (shtypshkr.) libralidhës.
2. hek. Punëtor i hekurudhës që lidh varg vagonët e trenit. Lidhësi e dha sinjalin.
3. Tel i trashë, litar etj., me të cilin lidhim diçka për ta mbajtur drejt më këmbë; varg prej metali që bashkon a lidh dy pjesë të një vegle ose të një mjeti. Lidhësi i shtyllave të telefonit. Lidhësi i qostrës vargu që bashkon boshtin me dorezën.
4. Pjesë e mullirit si lopatë, e cila e kthen ujin që të mos bjerë në rrotën me fletë dhe ndalon kështu blojën. Lidhësi i mullirit. I vuri (i hoqi) lidhësin.
5. tek. Pjesë e një vegle a e një makine, zakonisht si hallkë, që shërben për ta lidhur atë pas diçkaje. Lidhësi i plugut. Lidhësi i rimorkios. Lidhës vagonësh. Nuk lejohet të qëndrosh mbi lidhës.
6. ndërt. Lëndë ndërtimi (si çimento, rrëshirë etj.), që përdoret për të lidhur e për të forcuar një përzierje.
✱Sin.: lidhak, hallkë, bashkues, forcues, ngjitës.
LÍDHËS,~E mb. 1. Që shërben a që përdoret për të lidhur diçka, që lidh. Fije lidhëse. Hallkë (unazë) lidhëse. Ind lidhës. Makinë lidhëse. 2. Që shërben për të forcuar një lëndë ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që lidh duajt e të lashtave; ai që lidh diçka me rrip ose me një lidhëse tjetër. Lidhësit e duajve. Lidhësit e shartesave. Lidhësi i dengjeve të barit…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë