Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIDH vep., ~A, ~UR 1. kal. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. ose skajet e fijeve të ndryshme e i shtrëngoj së bashku nyjë; bëj nyjë në një fill; var a kap diçka në trup ose në një vend tjetër, duke bashkuar e duke shtrënguar fijet a rripat që ka; kund. zgjidh, çlidh. Lidh perin (spangon, litarin, telin). Lidh fjongon (lidhëset e këpucëve). Lidh përparësen. Lidh kravatën (shallin). E lidh nyjë (komb, fjongo, pisk), E lidh fort (shtrënguar).
2. kal. Shtrëngoj ose kap pas një sendi dikë a diçka me litar, me zinxhir etj. që të mos luajë a të mos largohet prej andej; i kap e i shtrëngoj dikujt duart a këmbët me litar, me zinxhir etj.; kund. zgjidh. Lidhi qenin (lopën, viçin). E lidhi pas shtyllës (pas pemës). Lidh domatet nëpër hunj. E lidh me litar (me zinxhir, me tel). Ia lidhën duart (këmbët). E lidhën me hekura (me pranga).
3. kal. Mbledh bashkë disa gjëra dhe i shtrëngoj me pe, me tel, me litar, me rrip etj.; bëj tufë diçka dhe e shtrëngoj me pe, me spango, me rrip etj.; e mbështjell diçka në shami dhe i shtrëngoj nyjë skajet e kësaj; mbështjell foshnjën me shpërgënj e me dizgje; kund. zgjidh. Lidh duajt e grurit. Lidh preshtë (qepët) në tufa. I lidh flokët prapa. Lidh grykën e thesit. Lidh bukën në shami. Lidhi djalin në djep. E lidhi foshnjën kopanec. Lidhte cigare. bised. dridhte cigare.
4. kal. Mbështjell një pjesë të trupit, një plage etj. me një rrip pëlhure a me diçka tjetër; kund. zgjidh. Ia lidhën këmbën (dorën, gishtin) e vrarë. Ia lidhën sytë ia zunë sytë me një rrip pëlhure.
5. kal. Bashkoj fletët e një libri etj., i kap e i shtrëngoj me diçka dhe i mbështjell me kapakë. Lidh librat (fletoret, blloqet). E ka lidhur bukur albumin.
6. kal. I kap mirë sendet njëri me tjetrin; i ngjit a i bashkoj fort pjesët e diçkaje, e bëj më të fortë a më të qëndrueshme diçka; jokal., vet. v. III bashkohet e ngjit mirë, kap, mban. Lidh gurët e themelit. Murin e ka lidhur me llaç. Plehu e lidh tokën. Tullat kanë lidhur mirë.
7. bised., kal. E vë një kafshë pune në zgjedhë a në karrocë për ta tërhequr; mbrej. Lidh qetë. Lidh kalin në karrocë.
8. spec., kal. Mbërthej a bashkoj një pjesë me një pjesë tjetër ose me tokën, me një send etj.; mbyll, kyç. Lidh në qark të shkurtër (fiz.). E lidh me tokën (elektr.) e tokëzoj. E lidh me rrjetin. (elektr.).
9. kim., kal. Bashkoj grimcat e një elementi kimik me ato të një tjetri dhe i ndryshoj gjendjen e tij të lirë (në kiminë joorganike); bashkoj një element kimik me një tjetër (në kiminë organike). Lidh kimikisht.
10. jokal., vet. v. III. Formon frytin, bën kokrra; zë bukë (për pemët, drithërat e bimët e tjera). Lidh pema (rrushi, shega). Lidh kalli gruri. Kanë lidhur arrat. Ka lidhur bukë misri (gruri). Lidhi boçe pambuku. Lidhën domatet. I lidhën kokrrat. Sa lule çelin, të gjitha nuk lidhin. (fj. u.).
11. fig., kal. I rreshtoj e i thur mirë fjalët, i shpreh qartë e rrjedhshëm mendimet; e hartoj bukur diçka, duke i arsyetuar gjërat mirë e qartë. Lidh mendimet (fjalët). S'di të lidhë as dy fjalë nuk di të flasë e të shprehë qartë mendimet. E ka lidhur mirë atë letër.
12. kal. Vë në marrëdhënie ose bashkoj me rrugë a me një mjet ndërlidhjeje dy qendra të ndryshme, dy qytete etj., që janë larg njëri prej tjetrit. E lidh me telefon (me radio). E lidhi me Prishtinën.
13. fig., kal. Afroj dy vetë ose dy palë, i vë në marrëdhënie të ngushta e të drejtpërdrejta, i bashkoj; vet. v. III e bashkon, e afron diçka a dikë me një tjetër. E lidhi me shokë të mirë. Lidhi jetën me të u martua me të. - Ç’e lidh me të? - S’e lidh asgjë me mua.
14. fig., kal. Bëj një marrëveshje me dikë; bashkohem me dikë për një veprimtari të caktuar; vendos marrëdhënie të afërta me dikë. Lidhën kontratën. Lidhën besën (fjalën, kuvendin). Lidhën krushqi. Lidhën miqësi u bënë miq. Lidhën fejesë u fejuan.
15. fig., kal. E vë në marrëdhënie të ngushta a të pandara me diçka; përcaktoj se me kë a me se ka të bëjë diçka ose nga varet. Fjalën e lidh me veprën. Lidh mësimin me punën (me jetën). Lidh teorinë me praktikën. Veprimet e tij i lidhin me shkaqe (me ndikime) të ndryshme.
16. fig., bised., kal. I jap një rrogë a një pension që ta ketë përgjithmonë (sipas një rregulli), i caktoj. I lidhën rrogë dikujt. I kanë lidhur pension pleqërie.
17. fig., bised., kal. E pengoj dikë të merret me diçka a të veprojë, nuk i jap mundësi që të shkojë e të largohet nga vendi ku jeton a punon; nuk e lë diçka të zhvillohet. E kanë lidhur fëmijët. E ka lidhur puna është i zënë me punë dhe s'mund të vejë gjëkundi. Ia ka lidhur duart (krahët) nuk e lë të lirë të veprojë, i është bërë pengesë e pakapërcyeshme. Ia ka lidhur këmbët a) dikujt nuk e lë të shkojë gjëkundi; b) diçkaje po ia pengon zhvillimin, nuk e lë të zhvillohet.
18. fig., vjet. I bëj magji dikujt për ta penguar që të ketë marrëdhënie me një femër; i bëj magji për diçka (sipas besimeve popullore); kund. zgjidh. Kujtonte se e kishte lidhur magjistarja. Besonin se orët lidhnin e zgjidhnin.
19. fig., bised., kal. E ndërpres a e pres fare një ushqim, nuk e ha a nuk e pi më diçka. E ka lidhur rakinë e ka prerë rakinë, nuk e pi më. Lidhnin mishin (vjet.). E ndërpritnin mishin për një kohë të caktuar (gjatë kreshmëve). Lidhnin kreshmët (fet.) nuk hanin mish e bulmet gjatë kreshmëve.
20. fig., bised., kal. Nuk e lë dikë të gjejë rrugëdalje për të përligjur a arsyetuar diçka, e zë ngushtë dikë, ia mbyll gojën; e bëj të ngecë. E lidhi me fjalë. E ka lidhur keq.
✱Sin.: bashkoj, shkrij, leqoj, shtrëngoj, zë, kapërthej, kap, mbledh, zgjedhoj, ngjis, mbështjell, vendos, bashkohet, mban, mbreh, mbërthej, arrestoj, prangos, mbyll, kyç, shënon, rreshtoj, thur, shpreh, hartoj, afroj, i caktoj, pengoj, ndërpres, pres.
♦ Di të lidhë edhe *gurë (dikush). *Korr e nuk (e mos) lidh (dikush). E lidh me *be (dikë). I ka lidhur (i ka mbledhur) *dengjet (dikush). (Është bërë) për ta lidhur në *djep (dikush). Lidh (kryqëzon) *duart (dikush). I lidh *duart (dikujt). Lidh *fjalën (me dikë). E lidh në *gisht (diçka). Ia lidh *gjuhën (dikujt). Iu lidh (iu pre) *gjuha (dikujt). Lidh *jetën (me dikë). E ka lidhur *kalin (dikush). Ia lidhi (ia zuri) *këmbët (dikujt a diçkaje). Ia lidh *kryet (diçkaje). S’kam lidhur (s’kam vënë) *kurorë (me dikë) tall. Ia lidh *lart (dikush) iron. E lidh lekun me *ushkur (dikush) tall. Lidh *macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Lidha *mendjen (për diçka). Lidh (vë) *mish. E lidhi *qesen (dikush). I ka lidhur *telat (me dikë). Nuk e lidh dot *thesin (dikush). S’di të lidhë (as) *ushkurin (dikush) bised. Lidh e zgjidh (vetë) (dikush) bën si do vetë, nuk pyet njeri; vendos vetë; bëhet ashtu siç thotë a siç do ai; ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën; bën ligjin. As të lidh e as të zgjidh (dikush) të mban me shpresa e nuk të mbaron punë, të mban me fjalë; nuk thotë as jo e as po për diçka; as të fal e as të vret. Të lidh e të zgjidh (dikush) është i zgjuar e i shkathët; është i zoti i gojës; ta rrëmben fjalën nga goja; të ha në dritë të syrit; të merr gjak në vetull.
LIDH vep., ~A, ~UR 1. kal. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. ose skajet e fijeve të ndryshme e i shtrëngoj së bashku nyjë; bëj nyjë në një fill; var a kap diçka në tru…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIDHÁK,~E mb., fig. Shtatlidhur, i fortë, i qëndrueshëm. Djalë lidhak. Njeri lidhak.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIDHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Thurimë që lidh të lashtat a kashtën në duaj. Lidhakët e grurit. 2. Mur guri i lidhur me breza e pa gëlqere; ledh. Lidhak i trashë. Shtëpi me lidhakë.3.…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIDHÁN mb. Lidhak. Djalë lidhan e i fuqishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIDHÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është shtatlidhur, shtathedhur, lidhak.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍDHAS ndajf. Duke lidhur duart pas shpinës së dikujt, lidhur. U rrokën lidhas.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍDHC mb. 1. Që është i fortë e i zoti, lidhak. Nuk mund të gjesh më lidhc se Dardanin. 2. si em. m. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍDHC,~I m. bot. (lat. Cuscuta) Bimë parazitare që jeton duke parazituar mbi bimë të tjera, nga të cilat thith ujë dhe lëndë ushqyese; barishte që lidh perimet nëpër gardhe a drur…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍDHC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnog. Shirit, pëlhurë ose rrip tekstili, i punuar me dorë, element i veshjes tradicionale femërore në Rrafshin e Dukagjinit, që shërben për lidhjen dhe m…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lidhëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë