Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIBERATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Liriprurës, çlirimtar, shpëtimtar; liridashës.
2. Lloj aeroplani i madh bombardues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luftën e Dytë Botërore.
LIBERATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Liriprurëse, çlirimtare, shpëtimtare; liridashëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERÁL,~E mb. Që karakterizohet nga liberalizmi a që përkrah liberalizmin; që është karakteristik për liberalin; që përbëhet prej liberalësh. Borgjezia liberale. Qëndrim liberal. …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ithtar e përkrahës i liberalizmit. 2. Ai që bën lëshime ndaj të metave, ndaj kërkesave etj. 3. Anëtar i një partie liberale. Liberalët dhe konservatorë…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERÁL/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ithtare e përkrahëse e liberalizmit. 2. Ajo që bën lëshime ndaj të metave, ndaj kërkesave etj. 3. Anëtare e një partie liberale. Liberalët dhe konse…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERALIZÍM,~I m. Veprimi kur heq ose lehtësoj kufizimet, kontrollin apo rregullat e ngurta, me synim rritjen e lirisë së veprimit, qarkullimit ose zgjedhjes. Liberalizimi i vizave…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERALIZ/ÓHET jovep., -ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e LIBERALIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E lë më të lirë diçka; ia heq kufizimet; i lejoj të ketë hapësirë veprimi. Liberalizoj çmimet. Liberalizoj arsimin e lartë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERALIZÚAR (i, e) mb. Që është liberalizuar. Treg i liberalizuar. Çmime të liberalizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERALIZÚES,~E mb. Që ndihmon në heqjen e kufizimeve, që e bën më të lehtë. Vendimet e fundit janë me funksione liberalizuese për tregun ekonomik.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIBERALÍZ/ËM,~MI m. 1. hist. Rrymë politike, që iu kundërvu absolutizmit feudal, duke kërkuar liri politike, ekonomike e shoqërore për borgjezinë. Liberalizmi anglez. 2. Doktrinë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë