Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEZET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bised. 1. E bëj të shijshëm një ushqim, i jap diçkaje shije të mirë e të këndshme. Erëzat e lezetojnë gjellën.
2. E bëj të këndshme diçka; i jap kënaqësi dikujt. Ia lezeton jetën.
3. E bëj të hijshëm dikë a diçka, i jap një pamje të bukur, e hijeshoj, e zbukuroj. Rrobat e reja e lezetojnë shumë. Tufat e bagëtive (pyjet, brezaret) lezetojnë vendin.
✱Sin.: hijeshoj, zbukuroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë