Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEZÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shije e këndshme, shije e mirë. Gjellë pa lezet. I jep lezet gjellës. Hëngri me lezet të madh.
2. Ëndje, kënaqësi. Ka lezet diçka është e këndshme, të kënaq. I ka hyrë lezeti dikujt për diçka ka filluar t’i pëlqejë diçka. Ia ndjeu lezetin diçkaje e provoi ç’të mira ka e ç’kënaqësi të jep. I doli lezeti diçkaje a dikujt nuk të jep ëndje a kënaqësi, nuk të pëlqen më. I dha lezet kuvendit (bisedës). Na e tregoi me shumë lezet. Të ka lezet shpirti të kënaqet shpirti. - Qofsh me nder e me lezet! ur. - Vajtsh me shëndet e ardhsh me lezet! ur.
3. fig. Pamje e këndshme e dikujt a e diçkaje ose përshtypje e mirë që të lë dikush a diçka, hije; hijeshi, bukuri. I kanë lezet gërshetat. I kanë lezet rrobat i rrinë bukur, i shkojnë mirë, i kanë hije. I ka lezet fjala (puna). - Nuk i ka lezet të flasë kështu! nuk i ka hije të flasë kështu. Ia hodhi me lezet e mashtroi bukur, me shumë marifet. Është vajzë me lezet është vajzë e hijshme, e pashme. S’ka lezet ta zgjatim më këtë punë nuk është e hijshme, nuk bën ta zgjatim më.
✱Sin.: shije, ëndje, kënaqësi, hije, hijeshi, kripë, yndyrë, lëng, pir.
♦ I doli (i iku) lezeti (dikujt a diçkaje) nuk është më tërheqës, nuk të pëlqen më, nuk të jep më kënaqësi; i doli kripa; i doli (i iku) lyra. I jep lezet (diçkaje) e hijeshon diçka, e bën të këndshme, e zbukuron, e bën tërheqëse, e lezeton; i hedh kripë. Ka lezet (diçka) është e mirë e tërheqëse, të pëlqen, të kënaq shpirtin; ashtu duhet. S’ka lezet s’është mirë ashtu, nuk shkon; është diçka e turpshme; s’është e hijshme; s’i ka hije (dikujt). I ka lezet (diçka). 1. I rri bukur, i shkon mirë, i përshtatet më mirë, e zbukuron (zakonisht për veshje); i ka hije. 2. (dikujt). Lë përshtypje shumë të mirë, pëlqehet, i shkon (zakonisht për sjellje). Më ka lezet shpirti (nga diçka) më pëlqen shumë diçka, kënaqem shumë me të; më kënaqet shpirti; më kënaqet zemra. Ia ndiej lezetin (diçkaje) e provoj ç’të mira ka e ç’kënaqësi të jep, më pëlqen dhe mësohem me të. Ia qiti lezetin (dikush) e teproi, u bë i bezdisshëm; e bëri bozë; e çoi kandarin deri në bisht.
LEZETÁR,~E mb., bised. 1. I hijshëm, i lezetshëm. Vajzë lezetare. Me fytyrë lezetare. 2. si em. Sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit). Lezetaret e fshatit.✱Sin.: i hijshëm, i l…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEZETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur lezetoj diçka ose kur lezetohet; dhënia e shijes, kënaqësi a hijeshi e diçkaje. Lezetimi i gjellës me erëza e bëri më të pëlqyeshme. Lezetimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →►LEZET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv., vet. v. III Bëhet i shijshëm, merr shije të mirë e të këndshme (për ushqimet). U lezetua gjella. U lezetuan pemët. 2. vet. v. II…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEZET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bised. 1. E bëj të shijshëm një ushqim, i jap diçkaje shije të mirë e të këndshme. Erëzat e lezetojnë gjellën. 2. E bëj të këndshme diçka; i jap kën…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEZETÓS vep., ~A, ~UR kal. Bëj të shijshëm, lezetoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEZETÓSUR (i, e) mb. Që është lezetosur, që është bërë e shijshme, që është ndrequr.✱Sin.: i zbukuruar, i hijeshuar, i ndrequr.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEZÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. 1. Që ka shije të mirë e të këndshme, që ta ka ënda për ta ngrënë, i shijshëm. Gjellë e lezetshme. 2. I pashëm, i hijshëm. Djalë i lezetshëm. Va…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEZÉTSHËM ndajf. Bukur, me shije, me kënaqësi, këndshëm.✱Sin.: bukur, këndshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEZETÚAR (i, e) mb. Që është bërë i shijshëm, që është lezetuar; i hijeshuar. Gjellë e lezetuar.✱Sin.: i shijshëm, i lezetosur, e hijeshuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë