Fjalori
LEXOJ

LEX/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Njoh shkronjat dhe kuptimin e fjalëveshkruaraletër a diku tjetër, duke i shqiptuar me zë ose duke i përshkuar me mend. Lexoj letrën. Lexoj librin (gazetën, revistën). Lexoj bukur (rrjedhshëm, shpejt, ngadalë, keq). Lexoj fjalë për fjalë. Di të shkruajë e të lexojë.
2. Ndjek me sy shenjat e ndryshmediçkajeshkruar, arrij t’i kuptoj a t’i zbërthej ato dhe i shqiptoj me zë a i riprodhoj me mend fjalët me të cilat emërtohen; jam i aftëkuptoj diçkashkruar, di, mundkuptoj ç’shkruhet. Lexoj numrat. Lexon notat muzikore. E lexon hartën gjeografike. Lexoj (një skicë, një projekt). Lexoj sahatin e ujit (termometrin). Lexoj një njoftimshifruar. Lexon frëngjisht (gjermanisht). Lexon në dy (tri) gjuhë.
3. Njihem me përmbajtjen e diçkajeshkruar; ndjek rregullisht një botim periodik, veprat e një autori etj. Lexon rregullisht gazetën (revistën, periodikun etj.). Lexon shumë romane. E lexon me ëndje atë autor.
4. Mbaj me gojë përpara dëgjuesve një ligjëratë, një referat a kumtesë. Lexoi referatin (kumtesën). Lexoi fjalën përshëndetëse. Lexoi fjaliminkishte përgatitur.
5. fig. Arrijkuptoj gjendjen shpirtërore, mendimet, qëllimet a dëshirat e dikujt sipas shprehjesfytyrës ose shenjavetjerajashtme; depërtojmendimet dhe ndjenjat e fshehtadikujt. I lexon mendimet (dëshirat) në sy (në fytyrë). Di të lexojëzemrat e njerëzve. Lexoj në mes të radhëve (të rreshtave) arrijkuptoj diçkaështë nënkuptuar.
Sin.: lëçis, këndoj, zgjedh, shkoqis, zbërthej, ligjëroj, kuptoj, kap, depërtoj.


Rezultate të ngjashme

►LEX/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Është i lexueshëm a i dallueshëm, mund ta shkoqitim a ta lexojmë (për një shkrim). Lexohet qartë. Nuk lexohet. Mezi lexohet. 2.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.