Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEXÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lexoj fjalët e shkruara në letër a diku tjetër ose kur lexohet. Lexim i lirë (i pavarur). Lexim shprehës. Leximi i librave (i letrës, i shtypit, i gazetës). Leximi i hartës. Lexim jashtë klase. Sallë leximi. Libër leximi libër me pjesë teksti nga letërsia artistike ose gjini të tjera, që shërben si tekst mësimor. Filloj (mbaroj, ndërpres) leximin. Mëson shkrim e lexim. Lexim letrar (let.) formë e mësimit të letërsisë në shkollën tetë- a nëntëvjeçare.
2. kryes. sh., tek. Të dhëna që shënohen në një aparat matës, në një instrument etj., ajo që lexojmë në të. Leximet e aparateve. Leximi (nuk) është marrë i plotë.
✱Sin.: lëçitje, këndim.
LEXIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me leximin, që i përket leximit, që është karakteristik për leximin. Kënaqësi leximore.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEXIMÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mjedis ku lexohen libra, sallë leximi, leximore.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEXIMTÁR,~E mb. Që ka të bëjë me leximin, që i përket leximit, që është karakteristik për leximin. Poetikë leximtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë