Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEVERDÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. Që të sjell dobi a fitim; që jep mundësi për përfitime, që ka leverdi; kund. i paleverdishëm. Punë e leverdishme. Kushte të leverdishme. Çmim i leverdishëm. Shitje e leverdishme.
✱Sin.: dobiprurës, i dobishëm, fitimprurës, i vlefshëm, i përfitimshëm.
LEVERDÍ,~A f., bised. Dobi, e mirë; përfitim; fitim. Leverdia shoqërore (e përgjithshme). Ka leverdi të madhe (ekonomike). S’ka leverdi. Është me leverdi.✱Sin.: dobi, e mirë, lever…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEVERDÍS vep., ~I, ~UR kal. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) bised. Është në dobinë time diçka, më shkon për shtat, është në të mirën time, më sjell fiti…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEVERDISHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i leverdishëm, leverdi; kund. paleverdishmëri. Leverdishmëri e madhe (ekonomike). Leverdishmëria e prodhimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEVERDISJÉLLËS,~E mb. Që është e dobishme, që është në dobinë dhe të mirën time, që më sjell leverdi. Biznesi i ndërtimeve të larta është leverdisjellës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë