Fjalori
LETRAR

LETRÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shkrimtar. Letrarët e rinj. Letrarët e vegjël.


Rezultate të ngjashme

LETRARÍSHT ndajf. Në letrarishte, në gjuhën standarde. Flas letrarisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LETRARÍSHT/E,~JA f., gjuh. Gjuha letrare e njësuar, gjuha standarde.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LETRARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur letrarizoj një temë, një ngjarje, një histori etj. ose kur letrarizohet. Letrarizimi i një biografie historike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►LETRARIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e LETRARIZÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LETRARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E kthej në formën e një teksti të shkruar letrar, i jap frymë letrare, e përpunoj në mënyrë artistike për ta ngritur në nivelin e letërsisë, e zbu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LETRARIZÚAR (i, e) mb. Që është letrarizuar, që karakterizohet nga elemente letrare, me frymë letrare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LETRARÍZ/ËM,~MI m. let., art. Karakteri letrar i një vepre letrare ose artistike; përmbajtja që ka cilësi dhe vlera letrare; të qenët letrar. Letrarizmi në ditët e sotme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LETRARËSÍ,~A f. Forma e shprehjes së mendimit dhe të ndjenjës përmes fjalës së shkruar, që përfshin poezinë, prozën, dramën, esenë etj.; karakteri letraro-artistik i një teksti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.