Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LETARGJÍ,~A f. 1. biol. Gjendje e një gjumi të thellë e të gjatë, në të cilën bien disa kafshë, zakonisht gjatë dimrit, për të përballuar vështirësitë e natyrës dhe gjatë së cilës funksionet jetësore ulen shumë. Letargjia e zvarranikëve (e rrëshqanorëve).
2. Gjendje e sëmurë e njeriut, gjatë së cilës është si në gjumë dhe nuk ndien. Gjendje letargjie. Ra në letargji.
3. fig. Plogështi a ngathtësi e madhe, gjendje e fjetur, topitje. Dolën nga letargjia.
✱Sin.: këputje, plogështi, ngathtësi, topitje.
LETARGJÍK,~E mb. 1. biol. Që ka të bëjë me letargjinë, që ka tiparet e letargjisë, i letargjisë; që shkakton letargji. Gjumë letargjik. Gjendje letargjike. Sëmundje letargjike. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë