Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LESH,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. nj. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën e bagëtive të imëta, të deveve etj.; filli që bëhet prej tyre. Lesh i bardhë (i zi). Lesh i gjatë (i shkurtër). Lesh i butë (i ashpër). Lesh i dhirtë. Lesh sintetik. Lesh i palarë (i larë). Lesh deleje (dhie, deveje). Lesh rude. Fill (fije) leshi. Krehër leshi. Shtëllungë leshi. Turrë leshi. Bojë leshi bojë që përdoret për të ngjyer leshin. Çorape leshi. Lyrë leshi. Një bashkë lesh. Një thes lesh. Punoj (shprish, kreh, tjerr, dredh) leshin. Mbush jastëkët (dyshekët) me lesh.
2. Qimet në trupin e njeriut; kryes. sh. flokët e njeriut, qimet e kokës. Leshi i gjoksit (i sqetullave). Leshrat e kokës. Me leshra të gjata (të dredhura). Kreh (qeth) leshrat.
3. Pushi që mbulon kërcejtë, gjethet ose frytet e disa bimëve; pushi i disa krimbave e kandrrave. Leshi i gjetheve. Ftua (pjeshkë) me lesh. Krimb me lesh.
4. nj. Lëndë në trajtën e fijeve të holla, që përdoret për të izoluar ose për të veshur sende të ndryshme. Lesh xhami (qelqi). Lesh druri. Lesh mineral (kim.) material me bazë fijesh, që prodhohet nga shkëmbinj mineralë të shkrirë, si zgjyra etj., me anën e tjerrjes a tërheqjes dhe që përdoret në teknikë e ndërtim për izolim termik e zanor.
✱Sin.: qime, push, bashkë, barkëz, patorik, palëz.
♦ (U bë) lesh në furkë (dikush) u dobësua shumë; (u bë) bosht furke; është bërë bark e shpinë; i kanë dalë kockat (dikujt); është bërë kockë e lëkurë. E bëri *çorap me lesh dhie (diçka) iron. U bëra lesh u ngatërrova keq; v. III u bë rrëmujë; është bërë lesh e li; është bërë lesh arapi; është bërë lëmsh; u bë përshesh. Është bërë lesh (flokë) arapi (diçka) është ngatërruar shumë; është përzier keq; u bë lesh; është bërë lesh e li; është bërë lëmsh; u bë përshesh; nuk i gjendet filli. Është bërë lesh e li (diku a diçka) është bërë rrëmujë; është ngatërruar keq; janë përzier gjëra të ndryshme; u bë lesh; është bërë lesh arapi; është bërë lëmsh; është bërë lëmsh e lesh; është bërë këmbë e krye; u bë përshesh; nuk i gjendet filli (diçkaje). E bëri lesh (diku a diçka) e ngatërroi keq; e bëri rrëmujë; e bëri lesh arapi; e bëri lesh e li; e bëri lëmsh. E bën lesh arapi (diku a diçka) e ngatërron shumë diku a diçka, e përzien keq; e bën lesh; e bën lesh e li; e bën lëmsh. E bëri lesh e li (diku a diçka) e bëri rrëmujë të madhe; e ngatërroi keq, përzjeu gjëra të ndryshme, i pështjelloi punët; i ngatërroi keq njerëzit ndërmjet tyre; e bëri lesh; e bëri lesh arapi; e bëri lëmsh; e bëri çorap; e bëri çorbë; ia drodhi litarin (dikujt). U bë *lëmsh e lesh (diçka). Bën *shtëllungë me lesh kau (dikush) iron. Ka rënë *qimja në lesh keq. M’u drodhën leshrat e kokës shih m’u drodhën flokët. Ia dha leshrat (flokët) në *dorë (dikujt). Ka ikur për lesh (dikush) bised. nuk është mirë nga mendtë; bën veprime të pamenduara mirë; i janë liruar rrathët (dikujt); i ka krisur një dërrasë (dikujt). Kërkon lesh nga kau i brinjës (dikush) shih kërkon qumësht nga delja shterpë (dikush). Pa lesh në bark me çiltëri, haptas, sinqerisht; pa djallëzi; me zemër të hapur. Të leshit e të lirit shih të larat e të palarat. E la leshin nëpër ferra (dikush) i humbi kot edhe ato që kishte (para, pasuri etj.); e la leshin në vrimë. S’la lesh në kokë (dikush) u marros, u çmend, shkalloi, lajthiti (i shkuli flokët ngaqë i ndodhi diçka e keqe); i iku mendja (dikujt); luajti nga fiqiri. E la leshin në vrimë (dikush) tall. doli me humbje të mëdha, e pësoi keq, humbi gjithçka; e la leshin nëpër ferra. Të *lirit e të leshit. M’u ngritën leshrat e kokës shih m’u ngritën flokët (qimet) përpjetë. Ngrohet në leshin e vet (dikush) është mbyllur në vetvete, nuk është i hapur me të tjerët, rri i mënjanuar. Nxjerr lesh nga kau (dikush) shih numëron qimet e postiqes (dikush). *Shakull dhie me lesh përbrenda përb. Shkoi (vajti) për lesh e erdhi i qethur (dikush) iron. 1. Shkoi për të fituar diçka më shumë, por humbi edhe atë që kishte; vajti për balluke e la kokën (rrashtën). 2. Vajti për t’i kërkuar llogari dikujt, por e vunë përpara e dha llogari vetë. Shkoi *lyrë leshi (dikush a diçka). I shtiu veshët në lesh (dikush) nuk i kushtoi vëmendje diçkaje; bëri sikur nuk e dëgjoi a nuk e kuptoi diçka; hiqet sikur nuk di gjë për diçka; nuk i vuri veshin (dikujt a diçkaje); bën veshin (një vesh) të shurdhër; e fjeti mendjen (për diçka); shtiu shurdhat. *Thes me lesh tall. Më zuri gjuha (goja) lesh u lodha duke folur shumë e duke përsëritur po atë gjë; më vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më vajti goja prapa qafës; më ra gjuha përtokë; më ra goja. I kanë zënë sytë lesh (dikujt) s’është në gjendje t’i shohë gjërat ashtu siç janë, nuk i sheh më të metat ose gjërat e këqija, është verbuar; është sylesh.
LESH,~TË as. Lesh.
♦ Më ka rënë leshtë e kokës. 1. (diku). Kam kaluar shumë kohë a një pjesë të madhe të jetës diku, jam plakur në një vend; atje e kam derdhur mundin tim, atje jam regjur. 2. (me diçka) Kam shumë kohë që merrem me diçka, e njoh shumë mirë një punë, jam plakur duke u marrë me të; më kanë rënë qimet e kokës. Kur të dërstilim leshtë keq. kurrë, asnjëherë; kur të qethen viçat; kur të shijë Hajdini urovë. Dredh leshtë (dikush) keq. rri kot, nuk bën asnjë punë; numëron qimet e postiqes; ngul hunj e shkul hunj. Leshtë e barkut! iron. bised. asgjë. Leshtë e kokës shih qimet e kokës. Lë leshtë keq. shih lë kockat. Lë leshtë e kokës (për diçka) humb gjithçka ose jap edhe jetën për t’ia arritur diçkaje; i kushtoj shumë mund diçkaje. Qeth leshtë e pleshtit (dikush) iron. shih hyn e del e tund peshqirin (dikush). Qeth leshtë e vezës (dikush) bised. iron. shih qeth leshtë e pleshtit (dikush) iron.
LESHÁK,~E mb. Që është leshatak, leshtor, leshurak. Qen (dash) leshak.✱Sin.: leshatak, leshtor, leshurak, qimedendur, pupalesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →LESHÁN,~E mb. Që është leshatake, leshtore. Grua leshane.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Fillojnë të më dalin qimet në fytyrë. Është leshur në faqe. 2. fig., bised. E kaloj moshën e miturisë e të rinisë së parë, bëhem burrë, burrëro…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shparcë prej leshi. Fërkohen me leshje. 2. Copë e vogël lëkure me lesh të gjatë, që e përdor mullisi për të mbledhur miellin. Leshja e dishtës. 3. Qese…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÉSHJE mb., f. Që është me pak push përsipër. Dardhë leshje lloj dardhe kokërrmadhe, e cila piqet vonë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÉSHKO,~JA f. sh. ~, ~T 1. Njeri sylesh, të cilit ia hedhin të gjithë. Hiqej si leshko. 2. si mb. Sipas kuptimit të emrit.✱Sin.: sylesh, i leshur, totolesh, pallosh, derdimen, i tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë a grua syleshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÉSHMË (i, e) mb. Leshatak.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÉSHNA,~T m. kryes. sh. 1. Lloje të ndryshme leshi. 2. Vend në treg për shitjen e leshit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÉSHRA,~T m. kryes. sh. Flokët, qimet e kokës ose të trupit. Leshrat e kokës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë