Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LERÓSUR (i, e) mb. 1. Që është lerosur, i fëlliqur me baltë, i përbaltur; i zhyer. Me duar (me këmbë, me këpucë) të lerosura. Me fytyrë të lerosur.
2. Që ka zënë lerë; që është bërë me zhul, i fëlliqur nga të palarët. Me këmishë (me jakë) të lerosur. Çarçafë të lerosur.
3. fig., bised. Që është prishur keq, i fëlliqur fare, i katranosur (për një punë). Punë e lerosur.
4. fig. I njollosur keqas, i fëlliqur, i turpëruar. Njeri i lerosur.
5. Që ka rrëshqitur poshtë, i shembur, i fundosur. Vend i lerosur.
✱Sin.: i ndotur, i përbaltur, i ndyrë, i fëlliqur, i zgjyrosur, i zhyer, i zhulosur, i prishur, i katranosur, i djallosur, i fundosur, i njollosur, i rrëshqitur, i turpëruar, i shembur.
LERÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me baltë dikë a diçka, e ndot me lerë, e përbalt, e ndyj a e fëlliq me diçka, e zhyej. I lerosi këpucët (pantallonat). I lerosi duart (këmbët). Po leroste buajt. E lerosi me domate.
2. E bëj të zërë lerë, e bëj të palarë, e bëj me zhul, e fëlliq. E lerosi këmishën (jakën). Lerosi jastëkun (çarçafët).
3. fig., bised. E prish keq një punë, e fëlliq fare, e nxiros, e katranos. E lerosi punën.
4. fig. I vë njollë të keqe dikujt, e njollos keqas, e fëlliq, e turpëroj. Ia lerosi emrin.
✱Sin.: ndot, përbalt, ndyj, fëlliq, zhyej, zgjyros, zhulos, prish, djallos, katranos, nxiroj, turpëroj, njollos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë