Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEQENDÍS vep., ~A, ~UR kal., bised. 1. Dobësoj shumë; ia shkreh trupin. E leqendisi sëmundja.
2. E bëj të vuajë dikë, e hidhëroj dhe e dobësoj a e trondit shpirtërisht; e merakos shumë, e brengos; e mërzit shumë. E leqendisi keq. E leqendisi në zemër. E leqendisi vdekja e djalit.
✱Sin.: dobësoj, rraskapit, hidhëroj, trondit, brengos, mërzit, merakos.
►LEQENDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., bised. Dobësohem shumë; shkrehem nga trupi. U leqendis nga trupi. U leqendis nga sëmundja. 2. Hidhërohem e vuaj nga diçka, dobësohem a tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEQENDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur leqendis dikë ose kur leqendisem. 2. Gjendja kur dikush dobësohet shumë, kur shkrehet nga trupi për shkak të ndonjë sëmundjeje o…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEQENDÍSUR (i, e) mb., bised. 1. Që është leqendisur; i dobësuar shumë. Me trup të leqendisur. 2. I hidhëruar a i dëshpëruar, i dobësuar a i tronditur shpirtërisht; shumë i merakos…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEQENDÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. 1. Dobësi e madhe trupore; shkrehje e trupit. Ka (ndien) leqendi. 2. Hidhërim, dhimbje shpirtërore; merak i madh, brengë; mërzi, bezdi. Leqendi e ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë