Fjalori
LEMË

LEM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjuh. Zëri i çdo artikulli në një fjalor, në një enciklopedi, dhezakonisht shkruhet me shkronjandryshme dhe më të dukshme; trajta përfaqësuese e fjalësanalizën gjuhësore dhefjalorë.
2. mat. Pohim ose teoremë ndihmësepërdoret për të provuar teorema më të rëndësishme ose më komplekse.

LËMË

LËM/Ë,~Í m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË 1. Shesh i vogël, zakonisht i shtruar me rrasa guri dhe me një strumbullar në mes, ku shihenlashtat me kuaj; vendi ku mblidhen duajt e të lashtave dhe shihen me makinë. Lëmi i drithit (i grurit, i elbit, i thekrës). Kuajt e lëmit. Strumbullari (druri) i lëmit. Rrasat e lëmit.
2. Sasia e drithitshihet njëherësh; sasia e prodhimitnxirret njëherësh nga përpunimi i diçkaje. Lëmi i parë (i dytë). Lëmë ulliri.
3. Koha e shirjes së të lashtave dhe vetë shirja e të lashtave; koha e prodhimitdiçkaje; koha e vjeljes së pemëve. Koha e lëmit. U mbyll lëmi. Para (pas) lëmit. Në lëmëgrurit (të rakisë, të ullinjve, të pemëve). Puno sot e paratëlëmë. (fj. u.).
4. bised. Vend i sheshtë e i gjerë ku grumbullohet lënda e parë e diçkaje ose ku sillen prodhimendryshme. Lëmi i druve. Lëmi i barit (i kashtësbagëtive). Lëmi i pambukut (i leshit). Lëmenjtë e kripës oxhakët e mbushur me kripë.
5. Vend i hapët ku zhvillohet diçka; shesh pushimi; fushë, shesh. lëmëqytetit (të fshatit) qendërqytetit a të fshatit. Lëmi i burrave. Lëmi i luftës (i betejës). Lëmi i shkallëve. Ra në lëmë mejdanit.
6. Gropë e gjerë, ku gatuhet balta për të bërë qerpiç, tulla, tjegulla ose enë të ndryshme; vendi ku hapen, thahen dhe piqen këto sende prej balte. Lëmi i kumisë (i kaminës). Lëmi i tullave (i tjegullave).
7. fig. Fushë e veprimtarisë njerëzore. lëmin e ekonomisë (e arsimit, e kulturës, e shkencës). Në lëmin e mbrojtjes. Në çdo lëmëjetës.
8. bised. Numër i madh njerëzish a kafshësh; sasi e madhe sendesh; grumbull. Lëmë njerëzish. Lëmë kuajsh (gomarësh). Lëmë drush. Lëmë me domate (me bostan).
9. Rreth i errëtbëhet përqark syve nga lodhja, nga pagjumësia ose nga ndonjë sëmundje. Lëmi i syrit. I ka zënë syri lëmë.
10. Rreth i ndritshëmshihet nganjëherë rrotull hënës a diellit; rreth. Lëmi i diellit. Ka vënë lëmë hëna. Dallëndyshja bën lëmëajër vjen rrotullajër.
11. Njollë e madhe e diçkaje; pellg. Lëmë gjaku. Lëmë boje. U gjaku lëmë u derdh shumë gjak.
12. Rrotullamja e mulliritvajit, që shërben për të shtypur ullinjtë. Lëmi i mulliritvajit. I shtien (i shtypin) ullinjtëlëmë.
13. bised. Zgjua, koshere bletësh. Lëmi i bletëve.
14. si ndajf., bised. Plot; grumbull. E gjetishtruar lëmë. U mbush vendi lëmë. U mblodhën lëmë njerëzit. Fusha ishte lëmë me të vrarë. E shtroi (e bëri) lëmë mbrëmë.
Sin.: shesh, vrah, shirje, prodhim, vjelje, vendgrumbullim, sheshpushim, gropë, fushë, degë, mori, grumbull, rrathë, brerore, pellg, rrotullame, zgjua, koshere, plot.
U lëmë (diçka) u shkatërrua fare, u sheshua e u thërrmua krejt; u rrafsh me tokën; u lëndinë. E bën lëmë (dikush) është shumë mikpritës, s’di ç’të bëjë që të të kënaqë, të pret me gjithë zemër; e ndan bukënçerep; e ka derënhapur; pret e përcjell; i rri sofra shtruar (dikujt). E bëri lëmë. 1. (diçka) E shkatërroi fare diçka, e shkretoi; e rrafshoi, e sheshoi; e thërrmoi krejt; e bëri rrafsh me tokën; e fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut. 2. (diku) E bëri rrëmujë diku a e mbyti me plehra. Ia bën lëmë (dikujt) ia paraqitlehtë, të zbukuruar a të këndshme diçka; e bën fushë me lule (dikush); e bën shesh me lule (dikush). Flet për *gogla dushku në lëmë (dikush). E gjeti lëmëshirë (dikush) e gjeti gati a të përfunduar diçka; nuk u mundua fare vetë; e gjeti sofrën (lëmin) të shtruar. E gjeti lëmin (sofrën) *shtruar (dikush) keq. E kam lëmë kam plotmira, nuk më mungon asgjë, jambollëk. Lëmë pa drithë (pa bereqet) dikush a diçka që nuk sjell ndonjë dobi ose nuk ka ndonjë vlerë; pemë pa kokrra.lëmëduhanit kurrë, asnjëherë; kur të hipë gomarifik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bëhen dy ditë bashkë. (Sillet) si *kalilëmë (dikush) mospërf. lëmëqepëve iron. shih lëmë të urovit tall.lëmë të urovit tall. kurrë, asnjëherë; kur të shijë Hajdini urovë; në lëmëduhanit. Ta shet lëmin me gjithë *byk (dikush) keq. (Shin) si *kalilëmë (dikush). Shin lëmë (dikush) bën si do vetë, nuk përfill e nuk pyet askënd, vepron sipas kokës së vet.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.