Fjalori
LEK

LEK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë, që ka njëqind qindarka; monedhë që ka këtë vlerë. Lek i ri (i vjetër). E bleu dhjetë lekë. Kushton një lek e pesëdhjetë qindarka. Mall i shprehurlekë. U rrit vlera e lekut.
2. Para, të holla. Mori (pagoi) lekët. E kursen lekun e popullit. Nuk punon për lekë. Nuk jepen (nuk bien) pas lekut. Ishte pa një lek në xhep s’kishte para me vete; kishte mbetur fare pa para. Lakmia për lekun e prish njeriun. (fj. u.).
Sin.: para, të holla, monedhë, kapital.
S’bën një lek (diçka) nuk vlen fare, s’ka asnjë vlerë; s’ke ç’e do, s’të hynpunë fare; s’bën (s’vlen) asnjë dysh; s’bën një kacidhe. E bëri për një lek (dikë) e qortoi a e shau rëndë, s’i la gjë pa thënë, e zhveshi nga çdo vlerë; e bëri për pesë (për dy) para; e bëri leckë; ia nxori bojën (dikujt). Hëngri (mori) *gjysmën e lekut (dikush) përçm. E lidh lekun me *ushkur (dikush) tall. E mbërthen lekun me *peronë (dikush) mospërf.


Rezultate të ngjashme

LEKÁN mb., pandr. Që është shumë i lagur, i qullët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Çezmë me govatë druri; sqoll, hauz uji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÉKE mb. vet. f. Që ka pulla të vogla ngjyrëkafe a si të verdha poshtë syve (për delet). Dele leke.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEKÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Njeri i pangopur për para, njeri që mendon vetëm për para. Është lekist, nuk do t’ia dijë për shoqëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEKÍST,~E mb. Që rend pas lekut, që është materialist i madh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEK/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË bot. Zambak uji, lule uji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÉK/Ë,~AI f. Maja e kokës, çaçka; buti. Leka e kokës.Sin.: çaçkë, tepelek, but.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÉK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Mjelcë, vedër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÉKË,~T m. vet. sh. Malësorët e Mbishkodrës. Lekët e malësisë. Lekët e Mbishkodrës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÉK/ËN,~NA f. sh. ~NA, ~NAT zool. (lat. Salmo letnica) Femra e koranit. Lekna pikalore (me pika). Lekna e liqenit. Lekna e verës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.