Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEHTËSÚES,~EI mb. 1. Që të lehtëson nga diçka; që të ndihmon për ta bërë diçka më të lehtë. Masa lehtësuese.
2. Që të zbut dhembjen, qetësues. Mjeku i tha se duhet të përdorësh ndonjë lehtësues sa të kalojë dhimbja.
3. drejt. Që e bën më të lehtë (për një krim ose kundërvajtje penale); kund. rëndues. Rrethana (kushte, shkaqe) lehtësuese.
✱Sin.: qetësues, shkrifës, shkrifërues, zbutës.
LEHTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. nj. Të qenët i lehtë për t’u bërë a për t’u kryer, për t’u kapërcyer, për t’u arritur etj.; kund. vështirësi. E bëri (e kreu, e arriti, e mundi, e kaloi…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEHTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lehtësoj diçka ose kur lehtësohem. 2. Gjendja e bërjes më të lehtë të gjërave, procesi i kalimit nga një gjendje më e rënduar në një gjend…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEHTËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lehtësi3.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEHTËSÍSHT ndajf., libr. Lehtë; me lehtësi. Tretet lehtësisht. Përhapet lehtësisht.✱Sin.: lehtë, lehtas, lehtazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LEHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Heq një pjesë të peshës që mbaj përsipër, e bëj më të lehtë ngarkesën; kund. rëndohem. U lehtësua ca nga plaçkat (nga barra, nga armat…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEHTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia zvogëloj diçkaje një peshë të rëndë; e bëj diçka më të lehtë në peshë duke i pakësuar barrën a ngarkesën ose duke i hequr diçka; kund. rëndoj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEHTËSÓR,~E mb. Lehtësues.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEHTËSÚAR (i, e) mb. Që është lehtësuar, që ka kaluar nga një gjendje e rënduar në një gjendje më të lehtë ose më të qetë. E ndiej veten të lehtësuar. Ajo u ndje shumë e lehtësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë