Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEGJENDÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me legjendën, që lidhet me legjendën, i legjendës, që është legjendë. Këngë legjendare. Epika legjendare.
2. Që është kthyer në legjendë, që është si në legjendë, që është karakteristik për legjendat; që bën trimëri të pashoqe, që mbetet i pavdekshëm, madhështor, i jashtëzakonshëm. Hero legjendar. Figurë legjendare. Luftë (epope) legjendare. Trimëri (qëndresë, vepër) legjendare. Forcë legjendare.
✱Sin.: i përrallshëm, i pavdekshëm, madhështor, i jashtëzakonshëm.
LEGJENDARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur legjendarizoj dikë a diçka ose kur legjendarizohet. Legjendarizimi i ngjarjeve të luftës.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDARIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e LEGJENDARIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kthej në legjendë, e bëj të duket legjendë. Përrallat e gjyshes së tij gjithmonë legjendarizonin fshatin e tyre të vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDARIZÚAR (i, e) mb. Që është legjendarizuar, që është kthyer në legjendë. Heroizmi i tij tashmë i legjendarizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur kthej në legjendë diçka, zmadhim; veprimi kur legjendoj dikë a diçka. - Ka punuar gjatë këtu dhe ka legjendime rreth punës së tij.2. Fja…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kthej në legjendë, e bëj të duket legjendë; përhap rrëfenja, përhap trillime. Në librat e saj, ajo legjendoi ngjarjet historike të qytetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJÉNDSHËM ndajf. Si në legjenda, duke e zmadhuar diçka; me trimëri. Ai luftoi legjendshëm në betejë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJÉND/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Gojëdhënë. Legjendat popullore. Legjendat mesjetare. Legjenda e Mujit dhe e Halilit. Legjendat për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Mbeti legjendë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJÉND/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Shenjat e posaçme dhe shpjegimet që jepen poshtë ose anës një harte, një skice etj. 2. Mbishkrim në një monedhë a në ndonjë figurë. Legjenda …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë