Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEGJÉND/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Gojëdhënë. Legjendat popullore. Legjendat mesjetare. Legjenda e Mujit dhe e Halilit. Legjendat për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Mbeti legjendë. Hyri në legjendë.
2. fig. Trillim që përhapet me qëllime të caktuara për dikë a për diçka; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës, diçka e pabesueshme. S’u besonte kush atyre legjendave.
♦ U bë legjendë (diçka) libr. shih u bë tërkuzë (diçka). E bëri legjendë (diçka) libr. e zgjati shumë tregimin për diçka, duke i shtuar gjëra të paqena e duke e fryrë a duke e zbukuruar me trillime; e bëri tërkuzë.
✱Sin.: gojëdhënë, e paqenë, trillim.
LEGJENDÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me legjendën, që lidhet me legjendën, i legjendës, që është legjendë. Këngë legjendare. Epika legjendare. 2. Që është kthyer në legjendë, që është…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur legjendarizoj dikë a diçka ose kur legjendarizohet. Legjendarizimi i ngjarjeve të luftës.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDARIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e LEGJENDARIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kthej në legjendë, e bëj të duket legjendë. Përrallat e gjyshes së tij gjithmonë legjendarizonin fshatin e tyre të vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDARIZÚAR (i, e) mb. Që është legjendarizuar, që është kthyer në legjendë. Heroizmi i tij tashmë i legjendarizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur kthej në legjendë diçka, zmadhim; veprimi kur legjendoj dikë a diçka. - Ka punuar gjatë këtu dhe ka legjendime rreth punës së tij.2. Fja…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kthej në legjendë, e bëj të duket legjendë; përhap rrëfenja, përhap trillime. Në librat e saj, ajo legjendoi ngjarjet historike të qytetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGJÉNDSHËM ndajf. Si në legjenda, duke e zmadhuar diçka; me trimëri. Ai luftoi legjendshëm në betejë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë