Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEGALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprimi kur legalizoj diçka ose kur legalizohet; kund. çlegalizim.
2. Vënie në fuqi e një akti a e një veprimi juridik, i cili deri në atë kohë ka qenë i paligjshëm.
3. Njohja si e ligjshme përmes regjistrimit të një pasurie të paluajtshme. Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje.
LEGALÍSHT ndajf. Ligjërisht, në mënyrë ligjore.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALÍST,~E mb. Që lidhet me legalitetin, i legalitetit; që u përmbahet ligjeve dhe zbatimit të tyre pavarësisht rrethanave dhe realitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që u përmbahet ligjeve dhe zbatimit të tyre pavarësisht rrethanave dhe realitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që u përmbahet ligjeve dhe zbatimit të tyre pavarësisht rrethanave dhe realitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Ligjshmëri; të qenët në përputhje me ligjin; karakteri i ligjshëm i diçkaje. 2. Parim i cili kërkon që norma me fuqi më të ulët të jetë në pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►LEGALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e LEGALIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ligjësoj, i jap fuqi ligjore diçkaje, e bëj legale diçka, ligjësoj. 2. Vërtetoj origjinalitetin e një dokumenti etj. nga një autoritet juridik a…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALIZÚAR (i, e) mb. Që është i ligjshëm, që është legalizuar. Dokumente të legalizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALIZÚES,~E mb. Që legalizon, që ka të bëjë me legalizimin, me regjistrimin si të ligjshme të një prone. Veprime legalizuese. Procedurë legalizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të legalizohet, që mund të zyrtarizohet, që mund të regjistrohet si e ligjshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë