Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LEGÁL,~E mb. Që vepron, që bëhet ose që zhvillohet jo fshehurazi organeve shtetërore të një vendi, që e dinë të gjithë, i hapët; që lejohet nga ligjet në fuqi, që nuk është nxjerrë jashtë ligjit dhe nuk ndalohet e nuk përndiqet zyrtarisht nga regjimi në fuqi; kund. ilegal. Organizatë legale. Lëvizje legale. Veprimtari legale. Mbledhje legale. Shtypi legal. Me mjete legale.
✱Sin.: i hapur, i ligjshëm.
LEGALÍSHT ndajf. Ligjërisht, në mënyrë ligjore.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALÍST,~E mb. Që lidhet me legalitetin, i legalitetit; që u përmbahet ligjeve dhe zbatimit të tyre pavarësisht rrethanave dhe realitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që u përmbahet ligjeve dhe zbatimit të tyre pavarësisht rrethanave dhe realitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që u përmbahet ligjeve dhe zbatimit të tyre pavarësisht rrethanave dhe realitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Ligjshmëri; të qenët në përputhje me ligjin; karakteri i ligjshëm i diçkaje. 2. Parim i cili kërkon që norma me fuqi më të ulët të jetë në pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprimi kur legalizoj diçka ose kur legalizohet; kund. çlegalizim. 2. Vënie në fuqi e një akti a e një veprimi juridik, i cili deri në atë koh…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ligjësoj, i jap fuqi ligjore diçkaje, e bëj legale diçka, ligjësoj. 2. Vërtetoj origjinalitetin e një dokumenti etj. nga një autoritet juridik a…
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Mëkëmbës romak, nëpunës romak që ngarkohej nga senati për të mbikëqyrur sundimtarët e provincave. 2. I dërguar personal i Papës në kombet e huaja, …
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai të cilit i lihet një pjesë e trashëgimisë edhe pse nuk ka të drejtë në trashëgimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LEGÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përfaqësi diplomatike e përhershme e një shteti pranë një shteti tjetër, e cila është e një shkalle më të ulët se ambasada dhe drejtohet nga një i dërguar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë