Fjalori
LEDH

LEDH,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj., mezhdë, trap. Ledhi i arës (i livadhit, i rrugës, i hendekut). Ledhet e llogoreve. I pengojnë edhe ledhet. Ecte nëpër ledh (ledhledh). Mbroheshin pas ledhit. I prishën ledhet e i bashkuan arat.
2. Pendë dheubëhet për të penguar ujërat, sfrat. I bënë ledhelarta lumit. U çanë ledhet nga ujërat.
3. Rrip i ngushtë are; lehe. Ledhet e perimeve. Dy ledhe misër.
4. hist. Mur i trashë guri i një kalaje a qyteze. Ledh i lartë (i gjatë).
5. Mur guri pa llaç, që bëhettokapjerrëta për të mos shkarë dheu. Brezare me ledhe. Kala me ledheforta.
6. fig. Pengesë, gardh; prag. I vuri (iu ) ledh diçkaje. E hodhi (e kapërceu) ledhin.
Sin.: trap₁, stom, mezhdë, presë₁, pendë, tallabak, lehe, lidhak, mur, pengesë, gardh, prag.
Iu ledh (diçkaje) shih iu gardh (diçkaje). E kapërceu (e hodhi) ledhin (dikush) shih e kapërceu (e hodhi) gardhin (dikush). E la (e hodhi) në ledh (dikë) e braktisi, nuk i dha asnjë ndihmë; e la (e nxori) në mes të katër rrugëve (të katër udhëve). I vë ledh (diçkaje) shih i vë gardh (diçkaje). Zuri ledh (dikush) vuri pasuri, u i pasur; e zuri ledhi (dikë) iron.; i zuri bishti dhjamë (dikujt). Zuri ledhin (dikush) përb. shih zuri përruan (dikush) përb. E zuri ledhi (dikë) iron. i ra në dorë papritur një pasuri si trashëgim, u papandehur i pasur; i eci mbarë, e ndihmoi fati; zuri ledh (dikush).

LEDH

LEDH,~III m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Lym; baltë. Ledh lumi. Ledhi i vijave (i kanaleve). U mbush me ledh. E lyen me ledh. E bënë murin me ledh.
2. kryes. sh. Tokë a arë anës lumenjve a përrenjve, e cila mbulohet me lym nga vërshimi i tyre; ledhishtë, lymërishtë. Bëhet mirë drithiledhe.
Sin.: lym, tinë, batak, baltë, ledhishtë, lymërishtë.


Rezultate të ngjashme

LÉDHAS ndajf. Me përkëdhelje, me ledha; me të mirë. E mori ledhas dikë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEDHATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ledhaton njerëzit, ai që përkëdhel të tjerët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEDHATÁR,~E mb. 1. Përkëdhelës, miklues, ledhatues. Njeri ledhatar. Me fjalë ledhatare. Me zë ledhatar. Buzëqeshje ledhatare. 2. Që e përkëdhelin më shumë se të tjerët, që e duan d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEDHATÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të ledhatuarit e dikujt, të përkëdhelurit me fjalë të ëmbla, sjellje e butë ndaj dikujt. Ngushëllimi i vetëm ishte ledhatia e gruas së tij.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ledhoj një vend ose kur ledhohet. 2. Pengesë, ngritja e një ledhi buzë arave ose anës shesheve etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ndërtoj një ledh; rrethoj një vend me ledh a me mur mbrojtës. E ledhuan qytezën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEDHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend që lihet i pashkruar anash në një faqe fletoreje a libri, në një shkresë etj., anë. Ledhore e ngushtë (e gjerë). Ndaj ledhoren me vijë të kuqe. Shë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÉDHTË (i, e) mb. Që është bërë me ledh, i baltë. Mur i ledhtë.Sin.: i baltë, i baltërt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LEDHÚAR (i, e) mb. Që është ledhuar, që është i rrethuar me ledh. Ulli i ledhuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÉDH/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Përkëdhelje, fjalë e ëmbël dhe sjellje e ngrohtë, ledhatim. I bën ledha dikujt e përkëdhel, e ledhaton. E merr me ledha e merr me përkëdhelje, e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.