Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LECKÓSUR (i, e) mb. 1. Që është grisur gjithandej (për rrobat); që është leckosur. Me rroba të leckosura. Me këmishë të leckosur.
2. Që i janë grisur rrobat gjithandej, i veshur me lecka; leckaman. Një lypës i leckosur.
✱Sin.: i rreckosur, rreckaman, rrecka-rrecka, leckaman, lecka-lecka, i grisur, lafarak, i çjerrë, i laskaruar, i shqyer, zhelan, zhelendyrë, i zhveshur, kaçul, i varfër.
LECKÓS vep., ~A, ~UR kal. E gris gjithandej një rrobë, e bëj lecka-lecka. I leckosi rrobat.✱Sin.: rreckos, gris, copëtoj, rrjep, çjerr, shqyej, laskaroj, zheloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LECKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më grisen gjithandej rrobat, bëhem lecka-lecka. U leckosën nëpër ferra. 2. pës. e LECKÓS.✱Sin.: rreckosem, grisem, rripem, zhelohem, laskar…
Shfaq përkufizimin e plotë →LECKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur e gris një rrobë apo një send tjetër; veprimi kur leckos një rrobë ose kur leckohem. Pas leckosjes së çadrës nga era e fortë, ata mbetën të …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë