Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAVDËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Them fjalë të mira për të ngritur lart dikë a diçka, ngre lart meritat e një njeriu; e çmoj a e lavdëroj një punë; i thur lëvdata dikujt a diçkaje, mburr; lëvdoj; kund. shaj. E lavdëroi para të gjithëve. Ia lavdëroi shumë veprën.
✱Sin.: lëvdoj, lartësoj, lartoj, vlerësoj, çmoj, hyjnizoj, bekoj.
LAVDËRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lëvdatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAVDËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Lavdi. Kurora e lavdërisë. Ditë lavdërie. 2. Lëvdatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAVDËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lavdërojmë dikë ose kur lavdërohem. Fletë lavdërimi. Letër lavdërimi. 2. Fjalë të mira që thuhen për të ngritur lart dikë a diçka, lëvdatë…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAVDËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Them fjalë të mira për të ngritur lart dikë a diçka, ngre lart meritat e një njeriu; e çmoj a e lavdëroj një punë; i thur lëvdata dikujt a diçkaje, …
Shfaq përkufizimin e plotë →LAVDËRÚAR (i, e) mb. 1. Që lavdërohet prej të tjerëve, që ka marrë lavdërime. 2. si em. Sipas kuptimit të mbiemrit. I duruari, i lavdëruari. (fj. u.).✱Sin.: i lëvduar, i vlerësuar,…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAVDËRÚES,~E mb. Që ngre lart punën ose meritat e dikujt, që lavdëron; që i thur lëvdata dikujt a diçkaje, që mburr. Fjalë lavdëruese. Letër lavdëruese. Artikull lavdërues.✱Sin.: l…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAVDËRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është për t’u lavdëruar, që meriton të lavdërohet. Punë (sjellje) e lavdërueshme. Përpjekje (arritje, përparime) të lavdërueshme. Në mënyrë të lav…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAVDËRÚESHËM ndajf. Në mënyrë të lavdërueshme, me lavdërime. Punon lavdërueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë