Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LATÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Banor vendës i Perandorisë Romake ose ai që e ka prejardhjen nga Perandoria Romake; qytetar i Perandorisë Romake.
2. keq. I krishterë katolik. Na paska ardhur edhe latini sonte.
LATÍN,~E mb. 1. Që lidhet me romakët, me gjuhën e me kulturën e tyre, i romakëve; që është karakteristike për romakët ose që është krijuar prej tyre. Gjuha latine. Alfabeti latin. Fjalë latine.
2. Që e ka prejardhjen nga romakët; që ka qenë i populluar së pari prej tyre; që ka dalë nga asimilimi i popullsisë vendëse prej romakëve ose prej pasardhësve të tyre a prej popujve të romanizuar. Bota latine. Popullsi latine. Vendet latine. Amerika Latine.
LATÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. hist. Banore vendëse e Perandorisë Romake ose ajo që e ka prejardhjen nga Perandoria Romake; qytetare e Perandorisë Romake.2. keq. E krishterë katolik…
Shfaq përkufizimin e plotë →LATINÍSHT ndajf. Në gjuhën latine. Është shkruar latinisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →LATINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njohës dhe studiues i gjuhës, letërsisë dhe qytetërimit latin; ekspert i latinishtes. Mua si latinist më lejohet të them një shprehje të tillë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LATINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Njohëse dhe studiuese e gjuhës, letërsisë dhe qytetërimit latin; eksperte e latinishtes. Latinistja e institutit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LATINITÉT,~I m. Karakter latin, prejardhje latine, karakteristikë e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të periudhës romake.
Shfaq përkufizimin e plotë →LATINIZÍM,~I m., gjuh. 1. Veprimi kur merren ose përdoren elemente, fjalë apo shprehje nga latinishtja dhe integrohen në sistemin gjuhësor të një gjuhe tjetër. Latinizimi i gjuhës…
Shfaq përkufizimin e plotë →LATÍC/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Latore, sëpatë e vogël, latë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LATÍC/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Shirit stofi, basmë etj., që tepron ose që është pjesë e modelit të teshave. Laticat e setrës. Tepruan latica.2. Rrip toke zakonisht në trajtë katërk…
Shfaq përkufizimin e plotë →LATIFÓND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. hist. Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake, që ishte në duart e njerëzve të shtresave të larta, çiflig. Latifondet romake. Latifondet e sk…
Shfaq përkufizimin e plotë →LATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi për të gdhendur një dru, një gur, për ta bërë me faqe të lëmuara. Latimi i drurëve (i trupave). Latimi i gurëve. Arti i latimit.✱Sin.: lëmim, zdrugi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë