Fjalori
LART

LART ndajf. 1. largësimadhe nga toka ose nga një sipërfaqe tjetërdrejtimin pingul; në hapësirën mbi tokë; më sipër se diçka tjetër ose se zakonisht; kund. ulët, poshtë. Fluturon lart. Është lart. Atje lart. Lart e më lart. Lartajër (në qiell).
2. drejtim pingul duke u nisur nga poshtë, përpjetë; shtrirë përpjetë, pingul; kund. poshtë. Ngjitet (lëviz, bën) lart. E ngriti lart këmbën (dorën). E mban kokën lart. E shtriu hardhinë lart. Bën (ngjitet) lart diçka merr përpjetë; rritet, zhvillohet.
3. Sipër diçkajelartë, mbi diçka; në një vend a mbi një mjet; në një vendngritur. Lart mbi mur. Lartçati. Lartkatin e dytë. Lartpemë. Lart në mal. Lart mbi supe. Larttryezë. Lartkalë. Lartbiçikletë (në kamion). - Vëre atje lart!
4. shumë se një masë a se një sasi e caktuar mbi diçka (si sasi); më shumë se një pjesë kohe; shumë. Pesë vjeç e lart. Gjashtë muaj e lart. Lart nga pesëdhjetë veta. Lart nga dyqind kuintalë. E vlerësoi lart dikë a diçka. E ngriti lart dikë a diçka e vlerësoi shumë, i çmoi shumë vlerat e tij a të saj.
5. bised. organet e lartaadministratës shtetërore, në organet qendrore e urdhërdhënëse; kund. poshtë. U shqyrtua (u vendos) lart. U ngjit lart. - Lart e më lart!
6. Me zë të hollë e të tingëllueshëm. Ia mori këngës lart. - Merrelart (këngën)!
7. fig. mirë a më shumë se të tjerët; në lartësinë e duhur; kund. poshtë. Ështëlart. Qëndronlart. Qëndron lart nga ana morale.
8. si em. Pjesa ose ana e sipërme e një sendi, pjesa ose anaështë sipër; shkalla e sipërme e një shkallëzimi shtetëror a shoqëror; kund. poshtë. Kontrolli nga lart poshtë (nga poshtë lart). Udhëzim nga lart. E shikojmë nga lart. Dukej nga lart.
9. si kallëzues. Ngre, çoj. - Lart flamujt e fitores! - Lart frymën shqiptare!
Sin.: përpjetë, lartas, tërmal, kukumalthi, lartazi, së larti, pingul.
Me *ballë (me ballin) lart. Bën (shkon) lart (dikush a diçka). 1. Rritet; ecën mirë çdo gjë, zhvillohet, përparon; bën (shkon) përpjetë; kund. bën (shkon) poshtë. 2. Përmirësohet, bëhetmirë; shëndoshet. 3. Përparonpunë a në detyrë, ka suksese; ngjitet a ngrihetdetyrë; bën (shkon) përpjetë; kund. bën (shkon) poshtë. Me *kokën (me kryet) lart. Me kryet (me *kokën) lart. I kullot hunda lart (dikujt) iron. shih e mban hundën lart (dikush). Lart e më lart me suksesetjera më të mëdha; duke përparuar (zakonishtdetyra administrative); kund. poshtë e më poshtë. Lart e poshtë gjithandej, kudo, në çdo anë; tutje-tëhu; poshtë e lart; poshtë e përpjetë; andej e këtej (sa andej këtej); zallzall. Ia lidh lart (dikush) iron. është mendjemadh; vret (rreh) lart; i shtie (i rreh) dyfeku lart (dikujt) iron. E mban ballin lart (dikush) është i guximshëm e i papërkulur, nuk thyhet para askujt; është krenar; e mban kokën lart (përpjetë). E mban hundën lart (*përpjetë) (dikush) iron. E mban kokën lart (*përpjetë) (dikush). E mban lart (dikush) shih ia lidh lart (dikush). Ngre *ballin lart. Ngre (çon) *duart lart (përpjetë) (dikush). E ngre lart. 1. (dikë a diçka). E çmoj shumë, ia vlerësoj lart meritat e cilësitë; e lavdëroj; e ngre (e vë) në piedestal (dikë) libr. (diçka). E zhvilloj më tej, e pasuroj me vlerareja; e forcoj. Pështyn lart (përpjetë) (dikush) është mendjemadh, mbahet më të madh, kapardiset; e mban kokën lart (përpjetë); e mban hundën lart (përpjetë); vret (rreh) lart; i shtie (i rreh) dyfeku lart (dikujt) iron. *Poshtë e lart. I shtie (i rreh) dyfeku lart (dikujt) iron. 1. Kërkon miq me pozitë; do të ngjitetdetyrë a të përfitojë nga lidhjet miqësore, synonbëjë karrierë. 2. Mburret e krenohet, e mban veten më të madh; e mban kokën lart (dikush); e mban hundën përpjetë (dikush); vret (rreh) lart (dikush); pështyn lart (dikush). Vret (rreh) lart (dikush). 1. Kërkonshumë nga sa i takon; ka kërkesamëdha e të paarsyeshme. 2. E mban veten për të zgjuar e për të zotin, mburret shumë e sillet me mendjemadhësi; e mban kokën lart; e mban hundën përpjetë; e ka hundën në lis; i shtie (i rreh) dyfeku lart (dikujt); pështyn përpjetë; e mban bishtin përpjetë; s’e lë hundahajë (të kullotë) bar (dikë).


Rezultate të ngjashme

LÁRTAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor i krahinave të larta malore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRTAS ndajf. Lart, lartazi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRTAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore e krahinave të larta malore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRTH,~I m. sh. ~A, ~AT bot. 1. Ashe. 2. Urth.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRTI (së) ndajf. 1. Lart; nga lart. Hidhet së larti. E qëlloi së larti. Zbresin së larti. Kërcim së larti. sport. 2. fig. Me mburrje e kryelartësi; me mendjemadhësi, nga lart. Fle…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LARTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Lartësim. Lartimi i një personi në pozita më të larta drejtuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LART/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bised. Lartësoj, e nderoj, i jap vlerë të madhe dikujt ose diçkaje.Sin.: lartësoj, nderoj, vlerësoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRTË,~T (të) as., bised. Lartësi; vend i lartë. U ngjit në të lartë. E vari pastërmanë më (në) të lartë. Fluturojnë në (më) të lartë. Iu morën mendtë nga të lartët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRTË (i, e) mb. 1. Që gjendet a që ndodh në largësi të madhe nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër; që është në hapësirën mbi tokë; që ndodh në lartësi të madhe; kund. i ulët. Re …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.