Fjalori
LARGOHEM

LARG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shkoj larg dikujt a diçkaje, vetetutje, iki larg; kund. afrohem. U largua nga zjarri. U largua nga bregu. - Largohu! usht., sport. komandë për të zmadhuar largësinë midis rreshtave, për t’i bërë ato më të lira.
2. vetv. Iki prej dikujt, ndahem prej tij; e lë një vend; kund. kthehem, vij. U larguan nga fshati (nga qyteti). U largua nga familja (nga shtëpia). U largua nga i ati. U largua përkohësisht (përgjithnjë).
3. fig. Shkëputem nga një njeri tjetër e ftohem me të, i pres lidhjet e marrëdhëniet e afërta me të; kund. afrohem. Është larguar nga shokët (ngaafërmit). M’u largua nga zemra.
4. fig. I shmangem dikujt a diçkaje, i bëj bisht. U largohet njerëzvepanjohur. I largohet sherrit (rrezikut). U largohet fjalëve (thashethemeve). Nuk i largohet punës (përgjegjësisë).
5. vetv., vet. v. III Bëhet më i largët, shtyhetkohë një veprim, një punë a një ngjarje; ikën a kalon një kohë e caktuar; kund. afrohet. U largua ajo ditë. U larguan ato ngjarje. U largua shumë afati.
6. Jam i ndryshëm nga dikush, nuk ngjaj me të; vet. v. III dallohet prej diçkaje tjetër, bëhet e ndryshme prej saj (për sendet, dukuritë etj.); kund. afrohem. Largohenmendime (nga pikëpamjet, nga shijet). Largohen nga ngjyra. Largohendisa pika (në disa drejtime).
7. vet. v. III, fig. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). del diçka që më mundon, më ikën. Iu largua mërzia (frika). Iu largua dhimbja.
8. pës. e LARGOJ.
Sin.: shkoj, iki, arratisem, shporrem, çaj, shpleksem, reshtem, shpërngulem, qasem, shpërbythem, harbohem, harboj, hiqem, terem, fryhem, hapem, trumhasem, zhvendosem, zhdukem, tres, përtretem, dal, gremisem, rrëzohem, shporrem, braktis, ndahem, shqitem, lë, shkëputem, ftohem, zbaritem, mënjanohem, veçohem, tërhiqem.
U largua (doli) nga *skena (dikush) libr.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.