Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shpie dikë larg dikujt ose diçkaje tjetër, e çoj me larg, e lëviz a e shtyj më tutje; kund. afroj. Largoj dheun (dëborën). Largoj tryezën (karriget). Largoj duart. E largoi nga vendi. E largoi më tutje.
2. E ndaj dikë prej dikujt dhe e shpie larg tij; e heq nga një vend; kund. kthej. E larguan nga fshati (nga familja). E larguan nga shkolla (nga puna). E larguan vetëm për dy ditë.
3. fig. E shkëput një njeri nga dikush tjetër, e ftoh me të, i pres lidhjet e marrëdhëniet e afërta të tij me një tjetër; e ndaj; kund. afroj. E largoi djalin nga shokët e këqij. E largoi me sjelljen (me qëndrimin) e tij.
4. vet. v. III E bën diçka të duket më larg, e zvogëlon (për thjerrëzat); kund. afron. Syze (dylbi) që largojnë.
5. Shtyj në kohë fillimin a mbarimin e një pune, e një veprimi, e një ngjarjeje, e një gjendjeje etj., zgjat kohën, e çoj më tutje; mënjanoj; kund. afroj. E larguan ditën e dasmës. E largoi rrezikun. Ia largoi gjumin. E largoi zgjidhjen e çështjes.
6. vet. v. III I bën të ndryshme dy qenie, dy gjëra etj., i ndan e i dallon; kund. afron. Tipare dalluese që i largojnë. - Ç’i largon e ç’i afron këto dy sende?
7. fig. Ia heq dikujt diçka që e mundon, e dëboj një të keqe a diçka të padëshirueshme. E largoi mërzinë (dhimbjen). Ia largoi dyshimin (frikën). Ia largoi të keqen.
8. jokal. Largohem 5,6. Largoi dita. Largojnë në disa pika.
✱Sin.: resht, veçoj, puroj, shpie, heq, dëboj, shporr, trumhas, shkul, shpërngul, zhvendos, çoj, degdis, qas, syrgjynos, rralloj, shkëpus, shqep, shqis, skajoj, përzë, spastroj, shkarkoj, shkurtoj, shmang, tanoj, mënjanoj, parandaloj, shpërndaj, prish, çart, harboj, tremb, zgjas, shtyj, zhdavaris, shuaj, davaris.
♦ E largoj (e heq) *mendjen (nga dikush a nga diçka).
LARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shpie dikë larg dikujt ose diçkaje tjetër, e çoj me larg, e lëviz a e shtyj më tutje; kund. afroj. Largoj dheun (dëborën). Largoj tryezën (karrig…
Shfaq përkufizimin e plotë →LARG ndajf. 1. Në një vend jo afër nesh, në një vend të largët; në largësi të madhe nga dikush a nga diçka tjetër, jo pranë; gjatë; kund. afër, pranë. Shumë larg. Rrinë larg e larg…
Shfaq përkufizimin e plotë →LARG parafj. 1. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, me kuptimin “jo pranë (dikujt a diçkaje), jo afër (dikujt a diçkaje)”; kund. afër. Larg nesh. Larg shtëpisë (bregut, lumit)…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRGAS ndajf. 1. Nga larg, për së largu, larg e larg; larg njëri-tjetrit; kund. afras. Fliste largas. U dëgjua largas. Fidanët mbillen largas. 2. Larg5. I foli (ia tha) largas.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRGAZI ndajf. Largas; kund. afrazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LARGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Largësia ndërmjet dy pikave në hapësirë. Largesë e madhe (e vogël). Largesa ndërmjet brigjeve të lumit. - Ç’largesë ka? 2. vjet. Largim. 3. Kohë e gja…
Shfaq përkufizimin e plotë →LARGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur largoj dikë a diçka ose kur largohem; kund. afrim. Largimi i dheut (i dëborës). Largimi i hedhurinave (i plehrave). Largimi nga shtëpia (nga fs…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRGU (së) ndajf. Nga larg, që larg. E pa së largu. Dallohet së largu. Nuk shquhet për së largu. Së largu nuk e njohu. Për së largu pa u treguar i afërt me dikë, pa i kushtuar vëme…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRGËT,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Diçka që ndodhet larg nesh; diçka që nuk shihet a që nuk dëgjohet drejtpërdrejt; ajo që kuptohet e kapet me vështirësi; kund. e afërme. Nga e afë…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRGËT (i, e) mb. 1. Që gjendet ose që ndodh larg dikujt a diçkaje; që vjen ose që dëgjohet nga larg; që shtrihet shumë në hapësirë e të shpie larg, i gjatë; kund. i afërt. Fshatra…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë