Fjalori
LARG

LARG parafj. 1. Përdoret me një emërrasën rrjedhore, me kuptimin “jo pranë (dikujt a diçkaje), jo afër (dikujt a diçkaje)”; kund. afër. Larg nesh. Larg shtëpisë (bregut, lumit). Larg qytetit.
2. Përdoret me një emërrasën rrjedhore, me kuptiminshumë kohë përpara a pas (një çasti, një kohe, një moshe etj.)”. Jo shumë larg kohëve tona. Është larg të dyzetave.
E hedh gurin larg (dikush). 1. Është i fuqishëm e i zoti dhe arrin atë që s’e arrijnë dot të tjerët. 2. E ka gjetkë fjalën ose synon diçkashumë nga sa e shpreh, rreh diku a për diçka më të thellë; godet (qëllon) larg. Godet (qëllon) larg (dikush) mendon a flet për diçka tjetër, që do të vijë a që duhet nënkuptuar, gjetkë e ka fjalën; rreh diku a për diçka më të thellë; e hedh gurin larg; rreh (nget) larg; lodra bie për tjetër valle. Është larg *mendsh (diçka). Larg *duart (nga dikush a nga diçka) libr. Larg e larg tërthorazi, jo drejtpërdrejt, duke i ardhur anës, që dikush ta nënkuptojë vetë thelbin e çështjes; anës e anës; rrotull e rrotull; rreth e rreth; qark e qark; i vjen (i bie) rrotull (diçkaje). Larg nesh! shih larg qoftë! Larg qoftë! mos na ndodhtë gjë neve!; mos ndodhtë kurrë! (një gjë e keqe); larg nesh! E mbaj larg (dikë) nuk lidh miqësingushtë me dikë, sillem ftohtë me të, nuk e afroj; i rri (i qëndroj) larg1 (dikujt); kund. e mbaj afër. Qëndron larg (dikujt) as që mundkrahasohet me dikë, është shumë prapa tij ose më poshtë se ai (nga vlerat, nga aftësitë etj.). Rreh (nget) larg (dikush) e ka fjalën gjetkë, kërkon a do të thotë diçka tjetër; flet me figura; synon një gjë tjetër në të ardhmen; godet (qëllon) larg; vret larg; lodra bie për tjetër valle. I rri (i qëndroj) larg. 1. (dikujt) I ruhem dikujt, nuk i afrohem për shoqëri e nuk lidhem drejtpërdrejt me të, nuk krijoj afri me të; e mbaj larg (dikë); kund. i rri (i qëndroj) afër. 2. (diçkaje) Nuk do që të merret me diçka, i shmanget (një pune a një çështjejevështirë, të rrezikshme etj.). Shkoi larg. 1. (dikush) E teproi duke menduar keq për dikë a për diçka, përfytyron gjëra që s’mund a s’duhetndodhin; e kaloi (e kapërceu) kufirin. 2. (diçka) I ka kaluar caqet, ka vajtur thellë, ka arritur puna në atë shkallë, sa s’mundndalet a të ndreqet më. Sheh larg (dikush) është largpamës; mendonshumë për të ardhmen; sheh përtej bjeshke; sheh prapa malit. E sheh nga larg (dikë a diçka) nuk i kushton vëmendjeveçantë, nuk merret drejtpërdrejt me të; është indiferent e mospërfillës. Vret larg (dikush) ka një qëllimlargët, synon diku tjetër; e ka fjalën për diçka tjetër më të thellë, që mund të mos kuptohet gjithnjë ngatjerët; rreh (nget) larg; lodra bie për tjetër valle.


Rezultate të ngjashme

LÁRGAS ndajf. 1. Nga larg, për së largu, larg e larg; larg njëri-tjetrit; kund. afras. Fliste largas. U dëgjua largas. Fidanët mbillen largas. 2. Larg5. I foli (ia tha) largas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRGAZI ndajf. Largas; kund. afrazi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LARGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Largësia ndërmjet dy pikave në hapësirë. Largesë e madhe (e vogël). Largesa ndërmjet brigjeve të lumit. - Ç’largesë ka? 2. vjet. Largim. 3. Kohë e gja…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LARGÉTO,~JA f. sh. ~, ~T muz. Tregues tempi në mënyrën si ekzekutohet një pjesë muzikore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LARGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur largoj dikë a diçka ose kur largohem; kund. afrim. Largimi i dheut (i dëborës). Largimi i hedhurinave (i plehrave). Largimi nga shtëpia (nga fs…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRGO mb., pandr., muz. Term në muzikë që tregon se një pjesë muzikore duhet të performohet me një ritëm shumë të ngadaltë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shpie dikë larg dikujt ose diçkaje tjetër, e çoj me larg, e lëviz a e shtyj më tutje; kund. afroj. Largoj dheun (dëborën). Largoj tryezën (karrig…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRGU (së) ndajf. Nga larg, që larg. E pa së largu. Dallohet së largu. Nuk shquhet për së largu. Së largu nuk e njohu. Për së largu pa u treguar i afërt me dikë, pa i kushtuar vëme…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRGËT,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Diçka që ndodhet larg nesh; diçka që nuk shihet a që nuk dëgjohet drejtpërdrejt; ajo që kuptohet e kapet me vështirësi; kund. e afërme. Nga e afë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÁRGËT (i, e) mb. 1. Që gjendet ose që ndodh larg dikujt a diçkaje; që vjen ose që dëgjohet nga larg; që shtrihet shumë në hapësirë e të shpie larg, i gjatë; kund. i afërt. Fshatra…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.