Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LARÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Pica caudata) Shpend i ngjashëm me sorrën, me pendë të përhime e të bardha, me bisht të gjatë e me krahë të shkurtër, që rron në fusha, në pyje e në qendra të banuara; grizhël.
2. fig., shar. Vajzë a grua jo e hijshme, me trup të dobët e të thatë, llafazane e grindavece.
✱Sin.: bishtgjatë, grizhël, llafazane, grindavece.
♦ Kur të bëhet laraska *bilbil. S’ka mbetur laraskë pa bisht tall. nuk ka mbetur njeri pa e gjetur shokun e jetës, s’ka mbetur kush pa u martuar (zakonisht për dikë që kërkon të martohet pa i ardhur mosha). (U zunë) për *të bardhat e laraskës.
LARÁSKAZ ndajf. Duke luajtur me shkopinj, ku njëri nga lojtarët hedh lart shkopin, kurse të tjerët përpiqen ta godasin, duke i lëshuar fluturimthi shkopinjtë e vet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë