Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LARAMÁN,~E mb. 1. Që është lara-lara në trup a në fytyrë, i larmë. Lopë (dele) laramane. Qengj (qen) laraman. Flutur laramane. Gjarpër laraman. Shpend laraman. Me trup laraman.
2. Që i ka kokrrat në ngjyra të ndryshme. Misër (rrush) laraman.
3. fig. Që është me shumë fytyra, laragan.
4. si em. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Laramania e Shkodrës lopa e larme e Shkodrës.
✱Sin.: i larmë, laragan, dyfytyrësh, abrash.
LARAMÁN,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është me lara, që ka lara. 2. zool., euf. Lloj gjarpri helmues me lara; bardhec.3. zool. Zog i vogël me krahë të larme; larec.✱Sin.: i larmë, ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →LARAMÁN,~III m. sh. ~Ë, ~ËT hist. I krishterë që në jetën shoqërore shfaqej si mysliman; kriptokatolik. Fenomeni i të krishterëve të njohur edhe si laramanë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LARAMÁN,~E mb. 1. Që është lara-lara në trup a në fytyrë, i larmë. Lopë (dele) laramane. Qengj (qen) laraman. Flutur laramane. Gjarpër laraman. Shpend laraman. Me trup laraman. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →LARAMANÍ,~AI f. sh. ~, ~TË Larushi, larmi. Laramani ngjyrash. Laramani njerëzish.
Shfaq përkufizimin e plotë →LARAMANÍ,~AII f. sh. ~, ~TË Qëndrim laraman, sjellje me dy fytyra, shtirje.
Shfaq përkufizimin e plotë →LARAMANÍ,~AIII f. sh. ~, ~TË Dukuria e kriptokristianizmit, e ruajtjes së besimit të krishterë në fshehtësi dhe në shfaqjen si myslimanë në jetën shoqërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →LARAMANÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë të larmishme, me shumë lloje.2. fig., keq. Me servilizëm, në mënyrë të dyfishtë, duke bërë lajka.
Shfaq përkufizimin e plotë →LARAMANËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Laramani.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë