Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pullë a shenjë me ngjyrë tjetër nga ngjyra e përgjithshme, që e kanë disa kafshë në trup; njollë. Larat e lëkurës. Larat e trupit (e kokës, e kurrizit). Lopë me lara. Pulë me lara.
2. Kafshë shtëpiake (zakonisht dele, dhi a lopë) ose shpend, që është me pulla në trup. Viçi i larës.
3. Zbukurim në ngjyra të ndryshme, që qëndiset në rroba ose bëhet në çorape. Larat e rrobave. Çorape me lara.
4. Pjesë e ndritshme e diçkaje, që shquhet në një mjedis më të errët; njollë e ndritshme. Larat e borës. Larë drite. Larat e reve (e qiellit).
5. Gunë e larme, e punuar zakonisht me lesh deleje. Hodhi larën krahëve.
6. Vend i zhveshur në një shpat mali të mbuluar me pyje; copë toke e zhveshur a e punuar. Një larë dhe (tokë).
7. si mb. I larmë. Dhi (dele, lopë) larë.
✱Sin.: njollë, lacë, rogë, pullë, shenjë, laroshe, larake, zbukurim, vidër, gunë, lëndinë.
♦ Ca lara e ca bala. 1. Jo njëlloj, jo njësh, laraman (nga ngjyra etj.). 2. Diçka e përzier e pa lezet; gjëra pa kuptim a të pakëndshme; sjellje në mënyrë jo të hijshme. S’i nxihet lara (dikujt) vulg. nuk pyet fare, nuk do t’ia dijë për asgjë; s’ka fare turp e cipë; s’ka gajle (dikush).
LÁRË (i, e) mb. 1. Që është pastruar me ujë, me ujë e me sapun a me diçka tjetër duke u fërkuar; që është futur në ujë a në një lëng tjetër dhe është fërkuar për t’iu hequr pluhuri, balta, njollat etj., që i janë hequr papastërtitë me ujë a me diçka tjetër; kund. palarë (i, e). Me duar të lara. Me fytyrë të larë. Rroba (çorape) të lara. Shami e larë. Lesh i larë. Me dhëmbë të larë. Enë (pjata) të lara. Xham i larë. Dysheme e larë. Kripë e larë.
2. Që është përpunuar me lëndë kimike për t’u bërë i pandjeshëm ndaj dritës dhe për t’u bërë e dukshme ajo që është fotografuar. Film i larë.
3. Që është veshur me lëngun e një metali të çmuar, zakonisht me ujë floriri; i praruar; që është lyer me bojë a me një lëndë tjetër të shndritshme. Armë të lara. Shpatë (kordhë) e larë. Filxhan i larë.
4. Që i është hequr ndryshku duke e fërkuar, që është fshirë e pastruar sa shkëlqen, i shkëlqyer; i kallajisur. Thikë e larë. Tepsi (kusi) e larë.
5. bised. Që i janë hequr gjërat e huaja e të panevojshme, të cilat e prishin a e dëmtojnë (për barishtet, dheun, baltën, papastërtitë e mbledhura, kashtën, gëzhutat etj.); i gërryer, i pastruar, i qëruar. Hendek (pus) i larë. Tokë e larë (nga shiu).
6. bised. Që është bërë i sheshtë e i lëmuar duke u gdhendur a duke u zdrukthuar, i qëruar. Dërrasë e larë. Shkop i larë. Tra i larë. Qereste e larë.
7. bised. edhe fig. Që i është kthyer dikujt një borxh; që i është kthyer dikujt e mira me të mirë a e keqja me të keqe; i paguar; i shlyer. Borxh i larë. Dëm i larë. Gabim (faj) i larë.
8. fig. Që ka dalë pa faj, i pafajshëm, i papërlyer. E ka ndërgjegjen të larë. Doli i larë.
9. Që është pa re, i pastër, i kthjellët, i qëruar. Qiell i larë. Kohë e larë.
✱Sin.: i pastruar, i zbardhur, i zhvilluar, i praruar, i kallajisur, i zdrukthuar, i lëmuar, i paguar, i shlyer, i pafajshëm, i papërlyer, i papërzier, dorëjashtë, duarlarë, i kthjellët, i shkëlqyer.
♦ Me *ballë të larë. Dola i larë nuk kam faj për diçka, nuk kam qenë i përzier në një punë të keqe, jam i pastër; jam i shfajësuar. E kam ballin të larë jam i pafajshëm e krenar, nuk kam bërë asnjë faj e jam ballëlarë; nuk kam asnjë njollë, jam i pastër; e kam ballin të hapur; e kam faqen të larë. E kam faqen të larë jam i ndershëm, e kam ndërgjegjen të pastër, nuk jam përlyer në një punë të keqe; nuk jam fajtor; e kam ballin të larë. I larë në *flori. *Lugë e larë.
LAR/Ë,~AI (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Larje me ujë e me sapun etj. e trupit a e një pjese të tij, e një rrobe ose e diçkaje tjetër, zakonisht duke e fërkuar. Një e larë vlen sa një e ngrënë. (fj. u.). E lara dhe e ngrëna shkojnë bashkë. (fj. u.).
2. Larja e një detyrimi; sasia e një huaje a e një detyrimi tjetër që duhet shlyer. Kishte edhe një të larë për të dhënë.
♦ Të larat e të palarat të mirat e të këqijat; të pëlqyeshmet e të papëlqyeshmet; çdo gjë; të leshit e të lirit; të lirit e të leshit; të lirit e të ullirit.
LA/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Pastroj me ujë, me ujë e me sapun etj.; fut diçka në ujë a në një lëng tjetër dhe e fërkoj për t’i hequr pluhurin, baltën, njollat etj., i heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër. Laj trupin (duart, dhëmbët, këmbët, kokën, fytyrën, veshët). Laj foshnjën. Laj rrobat (çarçafët, shaminë, çorapet, këmishët). Laj leshin. Laj enët (pjatat, lugët, gotat). Laj shkallët (dyshemenë, rrugët). Laj pemët (mollët, kumbullat). Laj orizin (fasulet). Laj peshkun (mishin). Laj këpucët (çizmet). Laj makinën (biçikletën). Laj mineralin. Laj me ujë të ngrohtë (të ftohtë). E laj me sapun (me lëndë kimike, me benzinë). Laj me furçë (me leckë, me fshesë, me sfungjer). Laj në legen (në govatë, në rrobalarëse). Laj në lumë (në krua). Macja lan kotelet i lëpin me gjuhë.
2. kal. Përpunoj me lëndë kimike një film për ta bërë të pandjeshëm ndaj dritës dhe për të bërë të dukshme atë që është fotografuar. Filmat i lajnë në laborator.
3. kal. E vesh diçka me lëngun e një metali të çmuar, zakonisht me ujë floriri; praroj. E lau me ar (me argjend, me ujë floriri).
4. kal. I heq ndryshkun diçkaje duke e fërkuar, e fshij dhe e pastroj sa të shkëlqejë, i jap shkëlqim; e kallajis. E lau shpatën (pallën, thikën). E lau tepsinë, e bëri si të re.
5. bised., kal. I heq gjërat e huaja e të panevojshme, që e prishin a e dëmtojnë (barishtet, dheun, baltën e papastërtitë e mbledhura, kashtën, gëzhutat etj.), gërryej, pastroj, qëroj. Laj pusin (kanalin, vijat e ujit). Laj vijat e parmendës me shat. Laj çibukun. E lajnë grurin që në lëmë. I lau shiu arat (rrugët).
6. bised., kal. E bëj diçka të sheshtë e të lëmuar, duke e gdhendur a duke e zdrukthuar, e qëroj; i heq degët një druri të prerë. Laj dërrasën me zdrukth. Laj trarin me sëpatë (me sqepar). E preu plepin dhe e lau mirë e mirë. E ka larë mirë qerestenë.
7. bised. edhe fig., kal. I kthej dikujt një borxh që i kam; ia kthej dikujt të mirën me të mirë a të keqen me të keqe; paguaj; shlyej; shpaguaj. I lau paratë. Lau borxhin (kamatën). I lau llogaritë (hesapet) me dikë. E lau ustain. E lau detyrimin. I lau gabimet (fajet, mëkatet). E lau vëllain (mikun). etnogr. Ia lau të mirën me të mirë. Ia lau dyfish (pesëfish).
8. fig., kal. E nxjerr pa faj dikë, e shfajësoj. E lau përpara të tjerëve.
9. kal., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më heq shumë, më shpërlan (kur heq shumë bark). E lau barku. Ia lau zorrët.
10. kal., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) edhe fig. Më rrëmben, më përlan. Të lan era (veriu). E lau vdekja. - E laftë mortja! mallk. vdektë.
11. fig., kal. Hedh shikimin rreth e rrotull, rrok me sy; vet. v. III lëshon rrezet gjithandej, përhap dritën në tërë vendin, i jep shkëlqim. E lau me sy vendin. Deri ku lan syri i njeriut. Dielli ka larë malet. Hëna kishte larë fshatin rreth e qark. Një llambë lante oborrin me dritën e saj.
12. jokal. Iki shpejt, largohem menjëherë, ua mbath këmbëve, fryj; vet. v. III zhduket papritur, perëndon (zakonisht për diellin). Lau nga shtëpia (nga fshati). Lau dielli.
✱Sin.: pastroj, shpërlaj, zhvilloj, praroj, kallajis, gërryej, zbardh, lëmoj, sheshoj, qëroj, shlyej, paguaj, shpaguaj, shfajësoj, iki, çaj, fryj.
♦ Me *gojë të lan e me dhëmbë të çan (dikush). S’ka *përrua që e lan (dikë). Laj *ballin (para dikujt). Laj *borxhin. I lau *çanakët (dikush) mospërf. S’e lan (dot) as *dërstila (dikë a diçka). I lava (i fshiva) *duart. Sa për të larë *gojën iron. E lanë me *gjak (diçka). E lau (e mori) *gjakun etnogr. Lan *gjynahet (dikush). Laj (marr) *hakun. I lau (i qëroi) llogaritë (*hesapet) (me dikë). E lau (e pagoi) me *kokë (dikush). Ia lau *kokën (kryet) (dikujt). E laj me (në) *lot (dikë a diçka). S’e lan (dot) as *lumi (dikë). Të lan e të lyen (dikush) keq. në sy i bën lajka dikujt dhe pas krahëve i bën të keqen, e lëvdon, i bën qejfin e i lajkatohet për t’ia hedhur a për ta mashtruar; ka dy fytyra; lahet e lyhet. I lau (i qëroi) llogaritë (*hesapet) (me dikë). E laj *mendjen (nga dikush a nga diçka). Ia lau *sytë (diçkaje). Pa larë *sytë. Të lan në *shpatull (dikush). Laj thaj s’ke tjetër, është e njëjta gjë. Laj *veten. E lau *zemrën (ndaj dikujt).
LÁRËC,~E mb. I larmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me larjen e diçkaje; ai që punon me makinën larëse ose me mjete larëse. Larësi i pjatave (i makinave, i shisheve).2. Përdorëse druri, me të …
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRËS,~E mb. Që përdoret për të larë rrobat, trupin etj., që shërben për të larë. Makinë larëse. Pluhur larës. Dhe larës botë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LARËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merret me larjen e diçkaje; ajo që punon me makinën larëse ose me mjete larëse. Larëse enësh (pjatash, shishesh). Larëse rrobash. 2. Makinë lar…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Vitis silvestris) Larushk.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. Bar si grashina, me farën lara-lara.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRËZ,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Zog i vogël sa një harabel, me trup të larmë, që rri më shumë livadheve. 2. zool. Lloj peshku i vogël me lara në trup.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRËZ,~AIV f. sh. ~A, ~AT etnogr. Kryq i bërë nga dy shkopinj të bardhë nga shelgu, që vendosej në tokat e mbjella me misër.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÁRËZ,~AV f. Lloj sëmundjeje vdekjeprurëse si zgjebja.
Shfaq përkufizimin e plotë →LARËZÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Infektimi me sëmundjen e larëzës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë