Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrip i hollë mishi, me fije të gjata e të forta, që përtypet me zor, zhapë; dell i fortë në mish, që nuk hahet. Lapë e fortë. Lapë mishi.
2. Lëkurë që varet si lapër në gushë ose në pjesë të tjera të trupit të njeriut a të kafshëve; rrudhë e madhe; lapër. Lapa e gushës. Lapat e fytyrës. Lapa e faqes. Lapat e barkut. Lapa e kaut.
3. Llapë3,4. Lapa e veshit. Lapa e mëngës. Qep lapën. I varen lapat.
4. Pjesa e gjerë e gjetheve pa bishtin; fleta e bimëve; lëvorja që mbulon diçka. Lapat e pemëve. Lapa fiku (qershie, molle). Lapat e duhanit. Lapat e misrit. Lapat e kallirit. Lapa e drurit.
5. Pjesa e diçkaje që vjen e zgjatur dhe e gjerë si gjuhë. Lapa e sëpatës (e kazmës, e sqeparit). Lapa e plorit. Lapat e syrit qepallat.
6. Copë prej leshi a prej lëkure, e cila vihet në zgjedhë që të mos i vritet qafa kaut; qaforja e zgjedhës. Lapat e zgjedhës.
✱Sin.: lacër, zhapë, lapër, zhëngë, muzhangë, merxhan, dell, rezhdë, vath, vrigull, vesh, copë, llapë, qafor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë