Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LÁP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Lapë1,2. Lapër mishi. Lapra e barkut. Lapra e gushës.
2. Copë e vogël, e shqitur nga lëkura e diçkaje, leskër lëkure. Laprat e dorës (e gishtave).
3. Çdo gjë që është e hollë ose petashuqe si lapë a si llapë. Lapër e hollë (e madhe). Laprat e duhanit. Lapra e briskut (e sëpatës). Lapra e veshit.
4. bised. Shuplakë, flakërimë. I dha një lapër.
LAPÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET përçm. Ajo që sillet rrugëve, grua a vajzë rrugaçe, gojëlëshuar. Laperja flet dhe nuk pushon.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAPERÍCË,~A f. sh. ~A, ~AT përçm. Ajo që sillet rrugëve, grua a vajzë rrugaçe; lapere.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAPÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Rezhdë që i varet dhisë në gushë, vath dhie.✱Sin.: rezhdë, vath.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAPÉC,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrip i hollë basme a cep i vogël teshash, zakonisht i varur. 2. Copë pëlhure për ndreqje. Ai përdori një lapec për të ndrequr cepin e shqyer të xhaketës…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAPÉC,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Maja e laprës së dhisë dhe e shpezëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAPÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lapër nga pjesa e barkut të kafshës së therur; zhapë. 2. Llapë e vogël që shërben për të mbuluar diçka; copë e hollë dhe e gjatë që qepet në petka dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë