Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LAKOJ
LAKOJ

LAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj diçka si lak, e përkul. Lakoj trupin. Lakoj krahun (këmbën, qafën). Lakoj degën e një peme. Lakoj një thupër (një shufër).
2. kal. Marr kthesën e rrugës; dredhoj udhën. Lakoj rrugën (udhën).
3. fig., edhe jokal. Nuk e mbaj fjalën, i bëj lak fjalës; i shmangem a i bëj bisht një pune; e dredh, dredhoj; anoj nga diçka; prirem pas diçkaje (zakonishtkeqe). Nuk e lakon fjalën. I lakon punës. Lakon nga e keqja.
4. gjuh., kal. E ndryshoj trajtën e emrit, të mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës a të çdo pjeseligjëratëspërdoret si emër sipas rasave, numrit e gjinisë. Lakoj emrin (mbiemrin) në numrin njëjës (shumës).
5. kal. Përmend shpesh emrin e dikujt. Atij iu lakua emri shumë këto ditë.
Sin.: harkoj, thyej, dredh, prirem, shtrembëroj.
Lakoj në të gjitha *rasat (diçka) libr. E lakon (e kthen) *gjuhën (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.