Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LAKOJ
LAKOJ

LAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj diçka si lak, e përkul. Lakoj trupin. Lakoj krahun (këmbën, qafën). Lakoj degën e një peme. Lakoj një thupër (një shufër).
2. kal. Marr kthesën e rrugës; dredhoj udhën. Lakoj rrugën (udhën).
3. fig., edhe jokal. Nuk e mbaj fjalën, i bëj lak fjalës; i shmangem a i bëj bisht një pune; e dredh, dredhoj; anoj nga diçka; prirem pas diçkaje (zakonishtkeqe). Nuk e lakon fjalën. I lakon punës. Lakon nga e keqja.
4. gjuh., kal. E ndryshoj trajtën e emrit, të mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës a të çdo pjeseligjëratëspërdoret si emër sipas rasave, numrit e gjinisë. Lakoj emrin (mbiemrin) në numrin njëjës (shumës).
5. kal. Përmend shpesh emrin e dikujt. Atij iu lakua emri shumë këto ditë.
Sin.: harkoj, thyej, dredh, prirem, shtrembëroj.
Lakoj në të gjitha *rasat (diçka) libr. E lakon (e kthen) *gjuhën (dikush).


Rezultate të ngjashme

►LAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Kthehem a përthyhem si lak, përkulem. Lakohem përpara (thellë). U lakua dega. Lakohet shufra. 2. vet. v. III Bën leqe e dredha, shkon dre…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj diçka si lak, e përkul. Lakoj trupin. Lakoj krahun (këmbën, qafën). Lakoj degën e një peme. Lakoj një thupër (një shufër). 2. kal. Marr kthesë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKOLÍT,~I m. sh. ~E, ~ET Masë shkëmbore magmatike me prejardhje vullkanike, e shtypur përgjatë ndonjë çalle midis shtresave të shkëmbinjve sedimentalë. Shtresa e lakolitit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKOLIT,~I m., gjeol. Strukturë gjeologjike, si masë shkëmbore, e formuar kur magma depërton ndërmjet shtresave të shkëmbinjve sedimentarë, por nuk arrin në sipërfaqe, duke u ngrit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKOMÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Hinkë. E mbushi shishen duke përdorur lakomicën.Sin.: honi, llajë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKONÍK,~E mb., libr. Që shprehet me pak fjalë e në mënyrë të prerë; që flet a që shkruan shkurt e prerë, i shkurtër, i përmbledhur, thelbor. Përgjigje lakonike. Stil lakonik. Shkr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKÓR,~E mb. libr. Që është si lak; i lakuar, i harkuar. Vijë lakore. Figurë lakore.Sin.: i lakuar, i harkuar, i përkulur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Vijë e përkulur si lak, vijë e lakuar. Vizatoj një lakore.2. Kthesë rruge ose lumi, dredhë, bërryl. Lakore lumi. Rrugë me shumë lakore. 3. Udhë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKÓÇ,~E mb. keq. Që është i tredhur, s’është i aftë nga ana seksuale. Dash lakoç. Kalë (ka) lakoç. Burrë lakoç.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKÓÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kafshë e tredhur (zakonisht për kuajt dhe qetë). Lakoçin e ndau nga tufa. 2. mospërf. Burrë që s'është i aftë nga ana seksuale. Lakoçin nuk e njihnin të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.