Fjalori
LAKMUES

LAKMÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që lakmon diçka a dikë, ai që ka lakmi për diçka a për dikë; ai që shpreh lakmi; lakmitar, i pangopur. Lakmues i madh.
2. bised. Burrë i dhënë shumë pas grave, gruar, kurvar. Veprim prej lakmuesi.
Sin.: lakmitar, i babëzitur, gruar, qejfli, kurvar.


Rezultate të ngjashme

LAKMÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që lakmon diçka a dikë, ajo që ka lakmi për diçka a për dikë; ajo që shpreh lakmi; lakmitare, e pangopur. Lakmuese pa masë. Sin.: lakmitare, e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKMUESHMËRÍ,~A f. Të qenët lakmues, vetia e dikujt që është lakmues, dëshirueshmëri zili. Karakterizohej nga një lakmueshmëri e theksuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që lakmohet, që e kanë lakmi; që është shumë i mirë e meriton të lakmohet. Punë e lakmueshme. Vend i lakmueshëm.Sin.: i dëshirueshëm, i dëshiruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKMÚESHËM ndajf. Në mënyrë lakmuese, duke pasur zili. E shihte lakmueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.