Fjalori
LAKE

LAKÉ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË libr., keq. Shërbëtor, i nënshtruar. Lakenjtë e pasanikëve. Tani e merrja me mend se ç’mund t’i kishin thënë lakenjtë e tij.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LAJ
LAJ

LA/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Pastroj me ujë, me ujë e me sapun etj.; fut diçka në ujë a në një lëng tjetër dhe e fërkoj për t’i hequr pluhurin, baltën, njollat etj., i heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër. Laj trupin (duart, dhëmbët, këmbët, kokën, fytyrën, veshët). Laj foshnjën. Laj rrobat (çarçafët, shaminë, çorapet, këmishët). Laj leshin. Laj enët (pjatat, lugët, gotat). Laj shkallët (dyshemenë, rrugët). Laj pemët (mollët, kumbullat). Laj orizin (fasulet). Laj peshkun (mishin). Laj këpucët (çizmet). Laj makinën (biçikletën). Laj mineralin. Laj me ujë të ngrohtë (të ftohtë). E laj me sapun (me lëndë kimike, me benzinë). Laj me furçë (me leckë, me fshesë, me sfungjer). Laj në legen (në govatë, në rrobalarëse). Laj në lumë (në krua). Macja lan kotelet i lëpin me gjuhë.
2. kal. Përpunoj me lëndë kimike një film për ta bërëpandjeshëm ndaj dritës dhe për të bërëdukshme atë që është fotografuar. Filmat i lajnëlaborator.
3. kal. E vesh diçka me lëngun e një metaliçmuar, zakonisht me ujë floriri; praroj. E lau me ar (me argjend, me ujë floriri).
4. kal. I heq ndryshkun diçkaje duke e fërkuar, e fshij dhe e pastroj sa të shkëlqejë, i jap shkëlqim; e kallajis. E lau shpatën (pallën, thikën). E lau tepsinë, e bëri si të re.
5. bised., kal. I heq gjërat e huaja e të panevojshme, që e prishin a e dëmtojnë (barishtet, dheun, baltën e papastërtitë e mbledhura, kashtën, gëzhutat etj.), gërryej, pastroj, qëroj. Laj pusin (kanalin, vijat e ujit). Laj vijat e parmendës me shat. Laj çibukun. E lajnë grurin që në lëmë. I lau shiu arat (rrugët).
6. bised., kal. E bëj diçkasheshtë e të lëmuar, duke e gdhendur a duke e zdrukthuar, e qëroj; i heq degët një druriprerë. Laj dërrasën me zdrukth. Laj trarin me sëpatë (me sqepar). E preu plepin dhe e lau mirë e mirë. E ka larë mirë qerestenë.
7. bised. edhe fig., kal. I kthej dikujt një borxh që i kam; ia kthej dikujtmirën me të mirë a të keqen me të keqe; paguaj; shlyej; shpaguaj. I lau paratë. Lau borxhin (kamatën). I lau llogaritë (hesapet) me dikë. E lau ustain. E lau detyrimin. I lau gabimet (fajet, mëkatet). E lau vëllain (mikun). etnogr. Ia laumirën me të mirë. Ia lau dyfish (pesëfish).
8. fig., kal. E nxjerr pa faj dikë, e shfajësoj. E lau përparatjerëve.
9. kal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore). heq shumë, më shpërlan (kur heq shumë bark). E lau barku. Ia lau zorrët.
10. kal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) edhe fig. rrëmben, më përlan. lan era (veriu). E lau vdekja. - E laftë mortja! mallk. vdektë.
11. fig., kal. Hedh shikimin rreth e rrotull, rrok me sy; vet. v. III lëshon rrezet gjithandej, përhap dritëntërë vendin, i jep shkëlqim. E lau me sy vendin. Deri ku lan syri i njeriut. Dielli ka larë malet. Hëna kishte larë fshatin rreth e qark. Një llambë lante oborrin me dritën e saj.
12. jokal. Iki shpejt, largohem menjëherë, ua mbath këmbëve, fryj; vet. v. III zhduket papritur, perëndon (zakonisht për diellin). Lau nga shtëpia (nga fshati). Lau dielli.
Sin.: pastroj, shpërlaj, zhvilloj, praroj, kallajis, gërryej, zbardh, lëmoj, sheshoj, qëroj, shlyej, paguaj, shpaguaj, shfajësoj, iki, çaj, fryj.
Me *gojëlan e me dhëmbëçan (dikush). S’ka *përrua që e lan (dikë). Laj *ballin (para dikujt). Laj *borxhin. I lau *çanakët (dikush) mospërf. S’e lan (dot) as *dërstila (dikë a diçka). I lava (i fshiva) *duart. Sa për të larë *gojën iron. E lanë me *gjak (diçka). E lau (e mori) *gjakun etnogr. Lan *gjynahet (dikush). Laj (marr) *hakun. I lau (i qëroi) llogaritë (*hesapet) (me dikë). E lau (e pagoi) me *kokë (dikush). Ia lau *kokën (kryet) (dikujt). E laj me (në) *lot (dikë a diçka). S’e lan (dot) as *lumi (dikë). lan e të lyen (dikush) keq. në sy i bën lajka dikujt dhe pas krahëve i bënkeqen, e lëvdon, i bën qejfin e i lajkatohet për t’ia hedhur a për ta mashtruar; ka dy fytyra; lahet e lyhet. I lau (i qëroi) llogaritë (*hesapet) (me dikë). E laj *mendjen (nga dikush a nga diçka). Ia lau *sytë (diçkaje). Pa larë *sytë. Të lan në *shpatull (dikush). Laj thaj s’ke tjetër, është e njëjta gjë. Laj *veten. E lau *zemrën (ndaj dikujt).


Rezultate të ngjashme

LAKEFÝT ndajf. Lakegjak, duke u grindur në afërsi, fytas. Nuk mund të vazhdohet lakefyt me të gjithë.Sin.: gjakas, halamrukas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKEGJÁK ndajf. Duke u grindur e zënë egërsisht; bark e thikë, brinas, gjakas e lakas; duke u shtyrë si lopa me mushkën, qykë e pykë, si shyta me kërrutën. Ndeshja e futbollit përf…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vijë e përkulur a diçka e kthyer si lak. Lakesat e rrugës (e lumit), lakesa e urës. Lakesë e madhe. Lakesa e urës. Lakesa e litarit. Bëj një lakesë. 2.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LAKÉÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Dicentrarchus labrax, Roccus labra) Çafër, levrek i vogël. Zuri disa lakeçë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.