Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LAKADRÉDH/JE,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lakadredh diçka. E përfundoi lakadredhjen e shufrës së hekurit.
2. fig. Shmangie, dredhi, ikje nga përgjegjësia. Ai arriti të merrte atë që dëshironte përmes lakadredhjeve dhe mashtrimeve. Lakadredhjet e politikanit për t’iu shmangur pyetjeve direkte e bënë intervistën të pakuptueshme.
LAKADR/ÉDH vep., ~ÓDHA, ~ÉDHUR kal. 1. E përkul diçka herë në një anë e herë në anën tjetër, e bëj me leqe e me dredha. Lakadrodhi degën.2. fig. E dredh, e përdredh (fjalën). I lak…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKADREDHÁK,~E mb. Që është dinak, dredharak, që bën leqe, që nuk e mban fjalën. Mendimet e tij ishin aq lakadredhake saqë askush nuk mund ta kuptonte. Përfaqësuesi ligjor është la…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKADRÉDHAS ndajf. Me leqe e me dredha, duke gjarpëruar, herë në një anë e herë në anën tjetër. Ecte lakadredhas. Shkoi (vrapoi) lakadredhas.✱Sin.: dredhas, dredha-dredha.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LAKADREDH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përdridhem, shmangem, bëj dredhi. Mos u brengos për mua, nëse do të ketë ndonjë situatë të vështirë, unë lakadredhohem disi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKADREDHÓR mb. Që është dinak, që shmanget lehtë nga përgjegjësia dhe obligimet, që nuk e mban fjalën. Ti je djalë lakadredhor, prandaj të mban afër shefi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKADRÉDHUR (i, e) mb. 1. Që është i dredhuar, i lakuar, që është i grumbulluar. Degë të lakadredhuara.2. keq. Që është dinak, që është dredharak, që njihet si i tillë. Njeri i lak…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKADRÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vijë që lakohet herë në njërën anë e herë në anën tjetër; lak a bërryl i diçkaje, kthesë herë në një anë e herë në anën tjetër; dredhë. Lakadredhat…
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKADRÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT keq. Ai që është dinak, njeri dredharak, dredhak, nuk e mban fjalën. Kishte neveri për lakadredhësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LAKADRÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Ajo që është dinake, grua dredharake, dredhake, nuk e mban fjalën. Fjalët e lakadredhëses ishin sfiduese.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LAKADR/ÍDHEM jovep., ~ÓDHA (u), ~ÉDHUR 1. vetv. Shkoj herë në një anë e herë në anën tjetër, bëj leqe e dredha, shkoj lakadredhas; shkoj poshtë e lart, sorollatem. Lakadridhej kot…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë